Normalizohet situata, rikthehet energjia elektrike
Rikthyer pas 10 orësh energjia elektrike në jug të vendit. OSSH bën të ditur se është riparuar totalisht defekti në shtyllat e tensionit të lartë dhe tashmë është rikthyer energjia në pjesën më të madhe të qyteteve.
TIRANE- Është rikthyer pas 10 orësh energjia elektrike në jug të vendit. Operatori i Sistemit të Shpërndarjes bën të ditur se është riparuar totalisht defekti në shtyllat e tensionit të lartë, si rezultat i të cilit mbetën pa energji disa qytete. Defekti i shkaktuar nga moti i keq që ka përfshirë vendin, me rreshje të dendura shiu e dëbore, është riparuar pas më tepër se 10 orësh. OSSH bën të ditur se tashmë është rikthyer energjia në Himarë, Orikum e Llogara. Ndërkohë është normalizuar situata edhe në Peshkopi e Bulqizë, vende të cilat që prej pasdites së djeshme mbetën pa drita, si pasojë e motit të rënduar me rreshje shiu dhe dëbore. Situata është normalizuar edhe në rrugën Komuna e Parisit në kryeqytet, e cila pati ndërprerje energjie pasi kabinat elektrike ishin mbushur me ujë.
Pa energji vazhdon të mbetet Rrësheni dhe Laci. Punonjësit e OSSH-së njoftojnë se po punojnë për riparimin e defekteve.
(e.n/balkanweb)