E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha pret rezultatin perfundimtar

Kryeministri Sali Berisha, tashmë i humburi i zgjedhjeve paralamentare, edhe pse ende jo zyrtarisht, ka vizituar zyrën e Presidentit të Republikës i shoqëruar nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha.

Nuk ka asnjë informacion zyrtar as nga zyra e kryeministrit dhe as nga ajo e presidentit se cili ka qenë qëllimi i kësaj vizite. Ka aludime për një diskutim të mundshëm të një dorëheqjeje morale të kryeministrit, i cili pas kësaj do të jetë vetëm në detyrë, pa patur të drejtën e marrjes së vendimeve në kabinetin qeveritar. Megjithatë në selinë e Partisë Demokratike ka vetëm heshtje, dhe Zgjedhje 2013Mbështetësit e majtë nisin festënRezultati ndryshon në 85 me 55Problematika me numërimin në Tiranë nuk ka ende asnjë lëvizje për të treguar hapat që do të ndërmarrë zoti Berisha si kryeministër, por edhe si kryetar i Partisë Demokratike. Gjatë mbrëmjes së martë u prit një dalje e tij publike, por me sa duket Berisha po pret rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve dhe pritet që ditën e sotme të dalë para medias, dalje e cila do të jetë e para që pas të dielës, kur ishte para gazetarëve pak para mbylljes së procesit të votimit. / Top Channel

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›