Berisha te merkuren konference per mediat

Nesër është paralajmëruar një konferencë për mediat e kryeministrit në detyrë, Sali Berisha, pas një pritjeje të gjatë të daljes së tij për të pranuar rezultatin e zgjedhjeve, pra humbjen e koalicionit të drejtuar prej Partisë Demokratike.
Ndërsa një ditë më pas, të enjten, është paralajmëruar një mbledhje qeverie, ndoshta e fundit për të. Kryeministri Berisha vendosi të dale para mediave vetem kur te kishte perfunduar plotesisht procesi i numerimit te votave. Nderkohe me heret gazeta 'Express' në Kosovë publikoi lajmin se kryetari i Partisë Demokratike dhe kryeministri Sali Berisha do te dale në një konferencë për shtyp për të pranuar humbjen. Zgjedhje 2013Meta: Rama kryeministër Rama: Unë, Kryeministri dhe kryeshërbëtori juaj Malaj: Të krijohet sa më parë Qeveria Gazeta kosovare citon një anëtar të kryesisë së PD-së në kushte anonimiteti. “Berisha do te pranoje rezultatin e 23 qershorit, pra humbjen tonë”, citon burimin e informacionit gazeta 'Express'. Burime nga brenda PD-së thonë gjithashtu për Express se kryeministri Berisha nuk ka dalë të pranojë rezultatin deri më tani nga frika se mos komisonerët e PD-së braktisin qendrat e numërimit, çka do të rriste fitoren e PS-së. / Top Channel