E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha pret shefen e ODIHR-it

Kryeministri Sali Berisha priti sot shefen e Misionit të Vëzhgimit të Zgjedhjeve të OSBE/ODIHR, zonjën Conny McCormack, përpara largimit të misionit nga Shqipëria.

Duke marrë vlerësimin e kryeministrit për punën profesionale të vëzhguesve, shefja e misionit të ODIHR-it përshëndeti vullnetin dhe gatishmërinë e çdo aktori për bashkëpunim gjatë proçesit zgjedhor. Kryeministri Berisha theksoi se vëzhgimi i zgjedhjeve është një element themelor në garantimin e transparencës dhe të besueshmërisë së zgjedhjeve, si dhe e vleresoi procesin me standarde të larta dhe të civilizuara. Zoti Berisha theksoi gjithashtu se numri i vogël i ankesave, i cili i dedikohet një procesi numërimi jashtëzakonisht transparent dhe të rregullt, është tregues për cilësinë e lartë të këtyre zgjedhjeve. Nga ana e saj, zonja McCormack vlerësoi pozitivisht organizimin e ditës së votimit, duke theksuar se zhdukja e radhëve në votim, si pasojë e uljes së numrit të zgjedhësve për qendër votimi, ishte një përmirësim i dukshëm. Ajo u shpreh se procesi i numërimit shënoi gjithashtu përmirësim dhe theksoi se është i rëndësishëm fakti që ky proces tregoi pjekurinë e demokracisë në Shqipëri. / Top Channel

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›