Berisha prezanton ministrat e rinj: Rama të vazhdojë me përçarjet, por po e lënë energjitë
Kryeministri Sali Berisha ka zhvilluar mbledhjen e parë me kabinetin e riformatuar pas largimit të LSI nga koalicioni qeverisës. Në fillim në mbledhjes, ai ka prezantuar tre ministrat e rinj që i bashkohen kabinetit qeveritar: Halim Kosova, Visar Zhiti dhe Florion Mima. Ky i fundit ka munguar në mbledhjen e sotme për shkak të një impenjimi pune jashtë shtetit. Berisha e ka cilësuar kreun e ri të dikasterit të ekonomisë si një reformator dhe njeri i punës, që është mirëpritur nga biznesi.
Shkëlqen me mungesën e tij ministri i ekonomisë, Florion Mima, që është në një detyrë. Ai ka kontribut shumë të rëndësishëm në të gjitha reformat e kryera gjatë këtyre viteve nga qeveria e PD dhe koalicionet e saj, me aftësi profesionale, dinjitet dhe përkushtim të madh. Do vazhdojmë vendosmërisht reformat,- tha Berisha. Ndërkohë mjekun Kosova, Berisha e ka cilësuar si një humanist që ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në fushën e mjekësisë. Ai ka dëshmuar gjatë këtyre viteve aftësi të shkëlqyera menaxhuese që nuk është shumë e zakonshme në botën medikale, ndaj edhe në këtë aspekt ky sektor udhëhiqet jo vetëm nga një personalitet me kompetencë shkencore, me aftësi profesionale të madhe përkushtim e humanizëm të lartë, por nga një personalitet me aftësi menaxheriale shumë të zhvilluara dhe kam besimin se reformën do ta cojë përpara, ka thënë Berisha.
Me të njëjtat superlativa ka folur edhe për kreun e ri të Ministrisë së Kulturës, Visar Zhiti. Visar Zhyti është një përfaqësues i elitës kulturore të vendit por edhe një përfaqësues i shpirtit të qëndresës së kombit shqiptar. Një përfaqësues i shtresës së të përndjekurve politik që kanë qënë dhe mbetet mbështetja kryesore, e pamposhtur e demokracisë, lirisë dhe vlerave të saj dhe i Partisë Demokratike në tërësi,- tha Berisha.
Vendimet
Qeveria ka vendosur të shtyjë afatin e përdorimit të letrave me vlerë. Në mbledhjen e sotme kryeministri Berisha tha se gjatë kësaj jave do të bëhen dhe amendimet e nevojshme. “Letrat me vlerë nuk janë lek por janë në të vërtetë letër me vlerë detyrim i qeverisë ndaj qytetarit, ndaj të cilit ne qëndrojmë plotësisht”, tha Berisha.
Gjithashtu sot në qeveri është depozituar dhe p/ligji për përgjysmimin e taksës së makinave të përdorura.
Një tjetër nismë e qeverisë ishte edhe këshillimi juridik falas për qytetarët në nevojë, ajo e përjashtimit të tokave bujqësore që shiten për bujqësi nga taksa 10 për qind. “Rama le të vazhdojë me përçartjet e tij dhe pak kohë. Dita po afron, energjitë po e lëshojnë, këto janë punët e tij”-, tha Berisha.
(vijon…)
10 prill 2013 (gazeta-Shqip.com)
Berisha prezanton ministrat e rinj: Rama të vazhdojë me përçarjet, por po e lënë energjitë burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta SHQIP Abonohuni me Email