E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha prezanton zëdhënësen e re të PD-së

Silvi Bardhi është zëdhënësja e re e Partisë Demokratike. Prezantimi i saj është bërë nga vetë kreu i PD-së dhe njëkohëshisht edhe kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha nga selia e kësaj force politike.
 

Ndërsa vlerësoi profesionalizmin e Silvi Bardhit si gazetare, kreu i PD-së theksoi se formimi që ka dhe përkushtimi ndaj kësaj force politike janë garanci e një suksesi të vërtetë në zgjedhjet e 2013-ës.
 

“Një betejë po realizohet në horizont, kjo betejë është fitorja e 2013 si një verdikt i shqiptarëve për të ecur në projektin e tyre “Shqipëria vend i zhvilluar”, projektin Shqipëria që ecën e sigurtë për proceisn e saj në Bashkimin Europian” ka theksuar Berisha.


Kreu i Partisë Demokratike falenderoi gjithashtu edhe zëdhënësen e mëparshme Albana Mustafaraj për punën e shkëlqyer që ka bërë që nga momenti i emërimit të saj në postin që sipas tij është mjaft i rëndësishëm, delikat dhe me përgjegjësi të madhe.
 

“Albana ka qënë një zë qytetar i besueshëm dhe ka paraqitur para shqiptarëve qëndrimet e forcës politike, qëndrimet e PD-së. Albana pati shansin e madh të jetë zëri i PD-së në një nga betejat më të rëndësishme në 20 vitet e fundit, betejën për ndryshimin e Tiranës ndërkohë që gjatë fushatës ishte një zë sigurues për të gjithë mbështetësit dhe votuesit e PD-së” shtoi Berisha.
 

Ndërkohë sipas kreut të PD-së, Albana Mustafaraj largohet nga detyra për arsye personale ndërsa duke filluar nga sot postin e zëdhënëses së selisë blu do ta mbajë Silvi Bardhi.
 

vijon..
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›