E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha pritje per 20 vjetorin e Bankes Boterore

Kryeministri Berisha organizoi në mjediset e Pallatit të Brigadave një pritje për përfaqësuesit e Bankës Botërore, me rastin e 20 vjetorit të aktivitetit të Bankës Botërore në Shqipëri. Kryeministri Berisha shprehu mirënjohjen dhe vlerësimin për kontributin që BB i ka dhënë Shqipërisë dhe shqiptarëve gjatë këtyre 20 viteve, kontribut faloë të cilti, janë konkretizuar një sërë projektesh të rëndësishme.
“Në 20 vite BB i ka dhënë Shqipërisë ndihmën më të jashtëzakonshme, duke u bërë avokate e interesave të qytetarëve shqiptare. Kur BB nisi bashkëpunimin me qeverinë shqiptare, vendi ishte një nga më të varfrit në Evropë, një nga më të kolektivizuarit në botë dhe me një deficit të theksuar për sa i përket njohjeve mbi tregun, ekonominë. Që në muajt e parë, misioni i BB në Shqipëri, ekip pas ekipi, projekt pas projekti, u bë një aleat dhe mik shumë i çmuar në përpjekjet tona për lënë mbrapa të shkuarën dhe për të ndërtuar të ardhmen", theksoi Kryeministri.
Nga ana e saj, Koordinatorja Rajonale për Evropën, zonja Jane Armitage, duke vlerësuar të gjitha arritjet përgjatë këtij bashkëpunimi produktiv dhe miqësie midis Bankës Botërore dhe Shqipërisë, uroi edhe për shumë vite të tjera bashkëpunimi dhe partneriteti të frytshëm teksa Shqipëria rritet, zhvillohet, përmirëson jetën e qytetarëve të saj e bëhet pjesë e Evropës ", sic u shpreh ajo.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›