E Shtunë, 31 Tetor 2026

Merkel në Athinë javën e ardhshme: Dëshirojmë t’i japim Greqisë mbështetjen tonë

06-10-2012 / Gazeta 55

Kancelarja gjermane Angela Merkel do të mbërrijë në Athinë ditën e martë për tu takuar me kryeministrin Antonis Samaras. Kështu bëhet e ditur nga zëdhënësi i kancelares në Berlin. Bëhet fjalë për udhëtimin e parë në Greqi të Merkel që kur në vend ka shpërthyer kriza e borxhit publik.

“Është një udhëtim që sigurisht vjen në kuadër të situatës së vështirë që po kalon Greqia aktualisht, të masave të mëdha shtrënguese për korrigjimin e llogarive publike dhe reformave që kanë kushtëzuar Greqinë në dy vitet e fundit” shprehet zëdhënësi i Merkel.

Sipas tij, vërehët se nën drejtimin e qeverisë Samaras përpjekjet për reformat kanë qenë të mëdha dhe ne dëshirojmë t’i japim mbështetjen tonë. Gjermania, ka theksuar zëdhënësi Steffen Seibert, kërkon të ndihmojë Greqinë për të stabilizuar kështu edhe situatën në Eurozonë. Përveç kësaj temat kryesorë të takimit mes dy liderëve do të përfshijnë edhe çështjet ndërkombëtare dhe marrëdhëniet bilaterlale mes të dy vendeve. Në intervistën e tij për të përditshmen ekonomike gjermane Handelsblatt kryeministri grek Samaras ka thënë se Merkel është për të një mbështetje e besueshme dhe se raportet mes tyre janë shumë pozitive.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›