E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha publikon lajmin se Arvizu përfundon mandatin, pasi ky kryeson vezhguesit

Donald Lu

Donald Lu

Sali Berisha ka nxituar të japë lajmin se ambasadori amerikan në Tiranë, Aleksandër Arvizu, pritet që të largohet nga Shqipëria në fund të muajit korrik, ose në fillim të muajit gusht, për shkak të mbarimit të mandatit të tij.

Ministria e Punëve të Jashtme të Shqipërisë bëri publik lajmin se ka mbërritur kërkesa për akreditimin e ambasadorit të ri të SHBA-së, pasi ambasadori Arvizu shpalli se do të udhëheqë misionin e vëzhguesve të ambasadorëve në zgjedhje.

Në vend të Arvizusë është vendosur që të emërohet Donald Lu.

Ky i fundit për momentin shërben si ambasador në Nju Dehli të Indisë dhe pritet të vijë në Shqipëri në fund të vitit.

Arvizu ka ardhur në Shqipëri në vitin 2010 në vend të Xhon Uidhers dhe pas tre vitesh detyrë, mandati i tij përfundon./b.l

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›