Rama në Shkodër: Saliu një hije e lodhur që vërtitet duke ushqyer shqiptarët me lugë bosh
Socialistët pasi organizuan mbrëmë në Tiranë mitingun e fundit në kryeqytet, kanë zgjedhur në mënyrë simbolike që mbylljen e fushatës së tyre ta bëjnë sonte në mbrëmje në dy qytete, njëkohësisht në Shkodër dhe në Vlorë.
Në fjalën e tij në mitingun e qytetit të Shkodrës, kryesocialisti Rama është shprehur se ka vendosur që të zhvillojë mitingjet njëkohësisht në të dy këta qytete pasi në ty ka nga një pjesë të rrënjëve të tijë.
Kemi ardhur me historinë për ti dhënë qevrisjes së këtij vendi erë, dije urti dhe burrëni, këtë do të bëjmë me votën që I kërkojmë Shkodrës dhë Vlorës në 23 Qershor. Zgjidhni numrin 29 që të çliroheni nga e shkuara. Ndëshkojeni me votën për numrin 29 marrëzinë e përçarjes. Bataçillëku e ka varfëruar Shqipërinë në ekonomi dhe aspirata dhe sot një hije e vjetër dhe e lodhur po endet nëpër Shqipëri për ti ngopur njerëzit me lugën bosh. Mbështesni Rilindjen për të pasur një qeveri që shërben dhe jo një çetë plak që rrëmben. Rrena dhe tradhëtia e raskapitën këtë popull të mbytur në varfëri. Këtu në Shkodër lindi gjyshja që i dha fëmijërisë sime jehonën e kambanave të kishës dhe aromën e librave të shenjtë, ndërsa në Vlorë, lindi nëna ime që më mësoi pse nderi dhe dija janë më të mira se bataçillëku. Këtu në shkodër unë përjetova fare i ri rilindjen e fesë, ndërsa në orë unë pashë shpirtin rrebel të shqiptarëve që ngriti krye ndaj rregjimit të ri të Tiranës që u premtoi shqiptarëve parajsën dhe I përvëloi në ferrin e piramidave, u shpreh Rama.
Vuijon…