Berisha riflet për Bllokun, kërcënon deputetin e PS. Ruçi: Përgjegjësia për 12 kushtet, e qeverisë

Sali Berisha
Kreu i mazhorancës Sali Berisha gjatë fjalës së mbajtur në Kuvend ka përsëritur gatishmërinë për të nisur dialogun me opozitën. Përveç gatishmërisë, Berisha foli për një opozitë antievropiane, që sipas tij ka si synim vetëm bllokimin.
Bllokmenizimi është ulur këmbëkryq në këtë anë. Nuk kam asgjë me asnjë nga fëmijët por kur fëmijët nga mëngjesi në darkë manifestojnë trashëgiminë e etërve! Etërit tuaj bërtisnin poshtë Evropa dhe imperializmi Amerikan, kryetari juaj nuk bën këtë po i thotë gjithë botës jo, tha Berisha.
Kryeministri ka kërcënuar nga poltroni i Kuvendit nje nga deputetet e PS-së. Per shkak te rremujes dhe ngaterrimit te gojes gjate thenies se fjaleve nuk u mor vesh nese e kishte me deputetin Sajmir Tahiri apo deputetin Pirro Lutaj qe ishin afer njeri tjetrit. Berisha ushtroi dhunë verbale duke përsëritur kërcënimin që vite më parë bëri ndaj deputetit tjetër socialist Taulant Balla.
Se ti që fol nga vendi… por mund të ta bëj fytyrën më të zezë se këpucët, në të gjitha brezat… ti e di mirë që të njoh mirë. E di cila është pasaporta jote. Për një rrethanë të caktuar të njoh më mirë në çdo etapë të jetës tënde, iu drejtuar ai deputetit të PS-së.
Kreu i PD-së vijoi më tej duke u shprehur se opozita me këtë sjellje do të marr disfatë të thellë në zgjedhjet parlamentare të ardhshme. Edhe kur kryetari juaj humb me 140 mijë vota ju thotë e bëmë gabim tani do të votojmë. Jeni ulur prej tre muajsh këtu, dhe po talluni me veten tuaj se me shqiptarët nuk talleni dot. Ata u dhanë disfatën më të thellë në historinë e opozitë, i dhanë disfatën personale kryetarit tuaj. Nuk ra ai, ratë ju. Ju të tjerët as në lista nuk futeni më, vazhdoni. Vazhdoni si të doni, Ne nuk u diktojmë asgjë kjo është oferta jonë. Të jeni të sigurt se siç u dhanë 140 mijë vota më pak, 2013 do vijë shpejt do u japin edhe 13 mijë vota më pak, tha ndër të tjera Berisha.
Kryetari i grupit parlamentar për PS-në Gramoz Ruçi deklaroi se mazhoranca po kërkon të heqë nga vetja përgjegjësitë e dështimit për marrjen e statusit të vendit kandidat. Ruçi tha se Mali i Zi dhe Serbia plotësuan kushtet e tyre ndërsa Shqipëria nuk realizoi asnjë prej 12 kushteve të caktuara.
Mali i Zi i realizoi të 7 kushtet, Po ashtu dhe Serbia që kishte vetëm një kusht e realizoi, Shqipëria asnjë kusht. Cila është përgjegjësia e opozitës për politizimin e administratës? Cila është përgjegjësia për mungesën e pavarësisë së media? Për politizimin e dhe uzurpimin e organeve të drejtësisë? Po për korrupsionin galopant? Cila është përgjegjësia e opozitës për liritë e njeriut” tha Ruçi duke shtuar se kjo mazhorancë ka “dëmtuar kredibilitetin e vendit dhe interesat ekonomike.