Kthehen 43 mundës iranianë në Rinas, ishin pa vizë
43 shtetas Iranianë që kishin ardhur në Shqipëri për të marrë pjesë në kampionatin e mundjes janë ndalur nga policia kufitare në aeroportin Nënë Tereza.
Është konstatuar se mundësit kishin hyrë pa vizë dhe nga aeroporti i janë kthyer mbrapsht dhe është gjobitur kompania ajrore që i kishte sjelle ata pa viza. Sipas burimeve policore shuma e gjobës është 130 milion lekë.
Iranianët kishin udhëtuar fillimisht nga Irani në Turqi dhe prej andej më pas janë nisur për në Shqipëri.
kampionati botëror i mundjes për veteranët mbahet në Shqipëri me 14-16 tetor.