Berisha rikthen projektin e importimit te plehrave ne Shqiperi

Vendimi i qeverise eshte jotransparent dhe fsheh rreziqet per import te mbetjeve radioaktive. Ne vitin 2004 Fatos Nano firmosi nje marreveshje te ngjashme per importimin e plehrave nga Italia e cila u refuzua pas protestave te ashpra mes te cilave edhe te vete opozites se drejtuar atehere nga S.Berisha sot firmoses
Shqiperia eshte nje vend importi gjithfaresh por pas vendimit te djeshem te qeverise do te behet dhe nje vend i importit te plehrave. Ne vendimet e Keshillit te Ministrave marre ne mbledhjen e djeshme i eshte hapur rruga importit te plehrave nga jashte nje prej ceshtjeve me te debatuara ne opinionin publik shqiptar. Kryeministri Sali Berisha po tenton keshtu te beje realitet nje vendim te marre kohe me pare nga paraardhesi i tij ish-kryeministri Fatos Nano i cili nuk u zbatua per shkak te presionit te forte te shoqerise civile dhe protestave te ambjentalisteve ndaj ketij vendimi.
Por dje me ane te nje vendimi te posacem te qeverise lejohet importimi i plehrave nga jashte edhe pse ne jemi nje vend qe sdime ku te cojme plehrat tona te cilat lihen ose digjen ne ambjent te hapur pa asnje plan perpunimi apo riciklimi. Ne mbeshtetje te nenit 100 te Kushtetutes dhe te pikes 4 te nenit 22 te ligjit nr.8934 date 5.9.2002 Per mbrojtjen e mjedisit te ndryshuar me propozimin e ministrit te Mjedisit Pyjeve dhe Administrimit te Ujerave Keshilli i Ministrave vendosi miratimin e listave te mbetjeve qe lejohen te importohen per qellime perdorimi riciklimi dhe perpunimi.
Me tej behet e qarfte se importi do te behet me lista te vecanta te llojeve te mbetjeve qe do te importohen duke u bazuar ne kodet dhe titujt e mbetjeve. Ne vendim theksohet se jo te gjitha mbetjet do te importohen duke perjashtuar nje indeks me ato mbetje qe cilesohen te rrezikshme. Ky vendim pritet te shkaktoje shume debate ne shoqerine civile dhe ne shoqatat e mbrojtjes se mjedisit. Per ironi do te jete pikerisht ministri i Mjedisit Fatmir Mediu qe do te ndjeke zbatimin e ketij vendimi i cili do te hyje ne fuqi pas botimit ne fletoren zyrtare.
Debati
Ne vitin 2004 nen drejtimin e Fatos Nanos u miratua nje marreveshje me kompanine italiane Albania beg per vendosjen e nje impianti plehrash ne Tirane dhe u ljejua importimi i plehrave nga Italia ne Shqiperi. Nje marreveshje qe shkaktoi shume reagime dhe protesta para kryeministrise. Marreveshja parashikonte imortimin e se paku 4.500 ton plehra nga Roma per ne Sharre te Tiranes dhe mareveshja ne ate kohe u formos nga tre ministra te qeverise shqiptare dhe pati dhe mbeshtetje politike nga perfaqesia diplomatike italiane ne Tirane. Debati mes qeverise dhe kundershtareve te ketij projekti zgjati disa muaj dhe si perfundim nuk u lejua.
29 organizatave mjedisore te mbledhura sot kundershtojne projektin
Me poshte eshte nje deklarate e 29 organizatave mjedisore te mbledhura sot
..Ne 29 organizata mjedisore te mbledhura sot pasi u njohem nepermjet medias me
Vendimin e Qeverise Shqiptare per percaktimin e listes se mbetjeve te cilat
lejohen te importohen per qellime perdorimi riciklimi dhe perpunimi dhe
shprehim me ane te kesaj deklarate kundershtimin tone te hapur per kete
vendim.
Pikerisht ne kete kohe kur Shqiperia eshte vendi me shkallen me te larte te
ndotjes mjedisore ne Europe kur ne shpresojme shume per nje permiresim te
shpejte e rrenjesor te situates dhe jemi ne pritje te miratimit te ligjit per
menaxhimin e mbetjeve urbane shohim nje veprim te nxituar krejtesisht te
papranueshem te Keshillit te Ministrave qe i hap rrugen importimit te
mbetjeve urbane.
Shoqeria civile dhe organizatat mjedisore ne Shqiperi e kane thene fjalen e
tyre per importin e mbetjeve ne vitin 2004 duke kundershtuar me force dhe
anulluar vendimin e Qeverise se atehershme per importimin e mbetjeve. Eshte e
pafalshme mungesa e transparences ne aprovimin e ketij vendimi ne kohen e
sotme.
Ne perfaqesues te OJFve mjedisore jemi kunder riciklimit te idese per
importin e mbetjeve dhe kerkojme anullimin e ketij vendimi te Qeverise. Ky
vendim nese nuk rivleresohet ne kuader te ligjit te ri te menaxhimit te
mbetjeve ende te pa miratuar jo vetem qe do te sjelle deme te medha
mjedisore por do te krijoje probleme te medha ne menaxhimin e duhur te
mbetjeve urbane dhe ne pergjithesi ne ekonomine shqiptare...