E Diel, 1 Nëntor 2026

Ganter takon Topin Sllovenia asistence per integrimin

Kryetari i Shtetit vleresoi ne kete kuader vendimin e Parlamenti Evropian per liberalizimin e vizave te Shqiperise dhe Bosnje - Hercegovines si nje vleresim ndaj punes se bere nga dy vendet dhe rikonfirmim te mbeshtetjes ndaj aspirates sone euro-integruese.

Presidenti Topi nenvizoi vecanerisht kontributin dhe ndihmesen e vlefshme te Sllovenise ne kete proces si dhe vecanerisht te eurodeputetes Tanja Fajon.

Shqiperia ofron mundesi te mira per terheqjen e investimeve te huaja ne tregun dhe ekonomine shqiptare dhe per pjesemarrjen e kompanive sllovene ne te - nenvizoi Presidenti Topi dhe theksoi se ne deshirojme nje prani me te madhe te kompanive dhe firmave prestigjioze sllovene qe te investojne ne Shqiperi ne procesin e privatizimit te sektoreve strategjike ne vend.

Nga ana e tij Gantar vuri ne dukje se ky eshte nje tregues i mire i marredhenieve shume te mira qe ekzistojne mes dy vendeve dhe popujve tane dhe u shpreh se ne sherbim te ketyre marredhenieve vizita te tilla te niveleve te larta duhet te intensifikohen me tej.

Kryetari i Parlamentit slloven shprehu mbeshtetjen e plote per aspiratat e Shqiperise per t8217u bere anetare e Bashkimit Evropian dhe theksoi gatishmerine dhe vullnetin e Sllovenise dhe institucioneve te saj per te ndare me ne pervojen e frytshme integruese me qellim permbushjen standardeve dhe kerkesave integruese.

2010-10-14 1443

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›