E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha romeve Qeveria do te jete ne anen tuaj PS Teatri i radhes

Ne diten e pare zyrtare te fushates e cila perkon edhe me Diten Nderkombetare te Romeve kryeministri Berisha eshte ndalur ne Shkozet ku ka zhvilluar nje takim elektoral me pjesetare te ketij komuniteti.

Duke i ftuar te votojne kandidatet e djathte Berisha u premtoi romeve ndertimin e 100 apartamenteve banimi duke shtuar se projekte te tilla te financuara nga qeveria ne rrethe te ndryshme te vendit kane pasur si destinacion pikerisht kete komunitet.

Do punojme qe ju te jetoni si qytetare te barabarte para ligjit. Dua tju garantoj se ne te gjitha problemet qe kane te bejne me ju kryeministri dhe qeveria do te jene ne anen tuaj tha kryeministri duke ftuar romet qe bashkerisht te bejme perpjekjet qe femijet tuaj te mrekullueshem te shkollohen si femijet e tjere. Qeveria vitin e ardhshem do te vendose ne shkolla nje vakt ushqimi per femijet tuaj premtoi Berisha.


Reagimi i PS
Deputetja socialiste Vasilika Hysi tha se kandidati i Saliut per Bashkine e Tiranes nuk mund te luaje teater me te drejtat e minoritetet rom. Hysi solli ne vemendje shpernguljen me force nga banesat e tyre ne afersi te stacionit te trenit te 45 familjeve rome disa jave me pare nderkohe qe ata denonconin cdo dite ne polici dhunen e ushtruar dhe policia heshte.

Sot kandidati i Saliut per Bashkine e Tiranes nuk mund te dale e te luaje teatrin e radhes duke u hequr sikur merakoset per hallet e komunitetit rom. Ishte ky njeri qe si Minister i brendshem nuk beri asgje per te mbrojtur 45 familjet rome qe u sulmuan per dite me radhe ne mes te Tiranes nga bandite te armatosur dhe u detyruan te shperngulen me force nga banesat e tyre.

Ishte policia e Lulit te Saliut ajo qe jo vetem ndenji duarkryq nderkohe qe familjet rome i nenshtroheshin dhunes kercenimeve dhe djegies se banesave te tyre por qe u perpoq ta fshihte kete ngjarje duke ngjallur reagimin e ashper te medias shoqerise civile dhe te partnereve nderkombetare te Shqiperise dhe fillim te procedim gjyqesor ndaj personave qe me veprimet e tyre ushtruan dhune dhe e lejuan ate.

Deputetja socialiste tha se pikerisht ne Diten Nderkombetare te Romeve ne vend qe ketyre familjeve te dhunuara tu kerkohej falje per heshtjen e treguar ata u ndodhen para nje shfaqjeje teatrale nga ana e kryeministri dhe kandidatit per Bashkine e Tiranes.

Saliu dhe kandidati i tij per Tiranen nuk mund ti mashtrojne me qytetaret duke luajtur teater. Ne 8 maj qytetaret e Tiranes do tu japin atyre pergjigjen e vetme qe meritojne kurre me me nje pushtet te korruptuar si ky dhe qe nuk respekton qytetaret e tij madje edhe i dhunon ata perfundoi Hysi.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›