E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha rrokada ne PD siRama leviz kryesia ne qarqe

Te tjera rreth shkrimit Ndarja e re ne Asamblene PS TIRANE- Demokratet kane nisur rikonfigurimin e punes me bazen e partise nderkohe qe ende nuk kane zgjedhur strukturat dhe forumet drejtuese perjashtuar kreun e PD Berisha dhe Keshillin Kombetar gati tre vite me pare. Por duke pare se socialistet dhe kreu i saj Edi Rama kane nisur riorganizimin e PS burime prane Berishes bejne te ditur se ai ka vendosur te ndryshoje kreun e grupit te qarkut te Vlores qe aktualisht mbahet nga nenkryetari demokrat Astrit Patozi per ta levizur me te qender te vendit ne nje qark qe ka shume vende per deputete dhe ku rezultati me 2009 dhe me 2011 ska qene i kenaqshem per PD e aleatet.
Mesohet se ai do te dergohet ne vend te Sokol Olldashit ne qarkun e Fierit. Ne kete qark pritet te kete per ndihme anetaret e kryesise Ilir Bano dhe Albana Vokshi kjo e fundit me qellimin e thithjes se votes se kosovareve ne kete qark. Nderkohe qe Olldashi do te shkoje ne krye te listes se qarkut te Durresit ku per here te pare ka shenuar fitoren e pare ne sfiden reale per deputet me 2005 perballe Dukes se PS. Duke qene se votat jane lekundur ne kete qark per shkak te fitores se mandatit te dyte nga Dako perfaqesues i PS Olldashi sebashku me anetaret e kryesise Rusmali dhe Shamata pritet qe te rikthejne besimin e humbur tek e djathta.

Nga ana tjeter ndryshime ka dhe ne qarkun e Vlores ku shkojne anetaret e kryesise Fatos Beja e Leonard Demi por dhe ministri Arben Imami te cilet do te perballojne sfiden ne kete qark qe permbledh tere vijen bregdetare deri ne Sarande.

Ndryshime ka dhe ne qarkun e Elbasanit ku shkojne Majlinda Bregu nga Tirana dhe Eduart Halimi me pare ne qarkun e Durresit. Ndersa Tirana blindohet nga kreu i bashkise Lulzim Basha qe leviz nga qarku i Elbasanit dhe anetaret e kryesise Aldo Bumci Bujar Nishani e Gerti Bogdani te cilet kane qene ne kete qark.

Qarku i Gjirokastres rikonfirmon Rulin qarku i Lezhes Paloken i Beratit Pollon i Korces Boden e Spahon i Kukesit Noken i Dibres Gjanen dhe i Shkodres Topallin e cila mban e vetme tere peshen ne kryeqendren e veriut. Nderkohe qe nje projekt i tille i anetareve te kryesise eshte ende ne sirtaret e kreut te PD pa u hedhur ende ne mbledhjen e forumeve te partise burimet thone se asnje projekt per nje shperndarje te re te anetareve te Keshillit Kombetar te cilet bashke me deputetet qe mbeten do te jene ne te njejtat zona zgjedhore qe kane qene. Ajo qe bie ne sy ka qene se ne kete draft projekt te rishperndarjes se anetareve te kryesise se PD ne qarqe ka qene menjanimi i Oketes Biberajt Mustafajt si sekretar nderkombetar dhe disa figurave te tjera nga puna me bazen pavaresisht se ata aktualisht figurojne ne forumet e larta te PD. Me sa duket Berisha ne kete skeme per rishperndarje te kryesise neper qarqe jo vetem ka marre shembullin e Rames ne PS por dhe ka marre per baze shqetesimin e deputeteve per klanizim te drejtimit te PD neper disa qarqe te vendit.

sg/shqiptarja.com

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›