E Diel, 1 Nëntor 2026

Basille Liria e shtypit e largon Shqiperine nga anetaresimi ne BE

Reporteret pa Kufij Politika e ka bere censusren te ligjshme ne Shqiperi. Oliver Basille nga kjo organizate thote per Deutsche Welle se per BE-ne nje shtyp i lire eshte shume i rendesishem.

Ne raportin aktual mbi Indeksin e Lirise se Shtypit per vitin 2011 Shqiperia ne krahasim me vitin 2010 ka bere nje regres prej 16-te vendesh ne klasifikimin e publikuar nga organizata Reporteret pa Kufij. Por cfare ka ndodhur me median ne Shqiperi gjate vitit 2011 per te sjellle kete regres Olivier Basille Shefi i Marrdhenieve me Institucionet Europiane prane Reportereve pa Kufij eshte nje njohes i mire jo vetem i rajonit por edhe i Shqiperise. Sipas tij problemet kane qene te shumta duke nisur qe nga kriza politike qe sjell pasoja edhe ne media deri tek krimi i orgnazuar.

Media dhe drejtesia

Nuk mund te flasim per nje shtyp te lire. Numri i gazetareve te paditur eshte shtuar ndjeshem. Politikanet jane bere shume te zgjuar. Ata thone qe nuk ka censure politike ne Shqiperi dhe kjo eshte pjeserisht e vertete sepse ata e kane bere censuren te ligjshme. Politika thote se nuk ka burg per gazetaret por gjykatat vendosin gjoba shume te larta qe eshte e pamundur per ti paguar. Duke qene se gazetaret ne Shqiperi jane te pambrojtur ata e rrisin nivelin e autocensures dhe nuk ivestigojne sepse e dine qe do te paditen dhe do te humbasin perpara drejtesise. Keshtu qe per shume ceshtje nuk shkruajne nuk investigojne dhe shume informacione mbeten ne erresire thote Basille ne intervisten per Deutsche Welle-n DW.

Ai thekson se censura eshte bere e ligjshme ne Shqiperi sepse ne te shumten e rasteve gazetaret kane humbur gjyqet dhe ky eshte nje mesazh i qarte se nese ti shkruan per nje gje do te paditesh dhe do te humbasesh para drejtesise. Sistemi i drejtesise eshte gjithnje e me shume i komplikuar dhe kunder lirise se informacionit.

Nje problem i tille ne median shqiptare e thekson edhe nga Kryetari i Unionit te Gazetareve Shqiptare Aleksander Cipa. Ai shprehet per Deutsche Welle se proceset gjyqesore ndaj gazetareve dy vitet e fundit jane shtuar se tepermi. Ne dy vitet e fundit jane shtuar shume proceset gjyqesore ndaj gazetareve. Vazhdojne ne nje maratone te perhershme dhe kjo ndikon negativisht tek puna e gazetarit. Ne keto procese kerkohet penalitet financiar i gazetarit me shuma marramendese aq sa ata marrin per 10 vjet pune. Proceset ndaj gazetareve nuk duhet te shenderrohen ne pengese per mision e tij.

Per Olivier Basille ne kete pike hyn ne loje edhe krimi i organizuar qe sipas tij ne Shqiperi ka shume ndikim ne media. Gazetaret nuk jane ne gjendie te paguajne mijra e mijra euro dhe me pas duhet ti drejtohen dikujt per te siguruar keto para. Kjo eshte menyra se si krimi i organizuar hyn ne media sepse ata jane te vetmit qe mund te paguajne. Ajo qe na shqeteson ne Shqiperi eshte krimi i organizuar qe fiton akoma me shume fuqi. Ky problem nuk eshte vetem ne Shqiperi por edhe ne Bullgari Mal te Zi Serbi e Kosove. Ata njerez kane parate dhe fitojne gjithnje e me shume fuqi mbi median thote Basille.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›