E Martë, 3 Nëntor 2026

Berisha serish nga dritarja e banesës i drejtohet simpatizantëve: Të vendosur për të përmbysur regjimin

Ish-kryeministri Sali Berisha sërish i është drejtuar mbështetëseve të vetë që ndodhen poshtë dritares së banesës së tij, duke thënë se viti 2023 ishte viti i amnistive të shekullit, ku skapistët, (sikurse e cilëson SPAK-un) e partisë për të amnistuar Edi Ramën, amnistuan vjedhjen e qindra milionë eurove.

Sipas tij, institucionet e vendit u shndërruan në mënyrë përfundimtare, në armë të diktaturës së re.

Shërbimi Informativ, Policia e Shtetit, patronazhistët, aktivistët të gjithë u sulën kundër opozitës. U vërsulën për ti grabitur votat shqiptarëve.

“Viti 2023 për çdo shqiptar ishte viti i përpjekjeve antiligjore, antikushtetuese, banditeske të Edi Ramës për të shkatërruar opozitën shqiptare. Ishte viti në të cilin Edi Rama dhe gjykata, pasi i mori logon dhe vulën PD-së, vazhdoi skenarin e tij për të lenë vendin pa opozitë”, tha ai.

Duke iu rikthyer periudhës së zgjedhjeve vendorë të 14 Majit, Berisha tha se, “qeveria përjashtoi nga listat e votimit në qendrat e tyre mbi 1.3 milionë shqiptarë. Hoqi nga fletëvotimi emrin e PD-së, logon e saj dhe kryetarin e saj, Sali Berisha. Përjashtoi të drejtën e opozitës për komisionerë në gjysmën e qendrave të votimit. Përdori dhjetëra e qindra milionë fonde publike për të blerë fonde dhe influenca”.

Megjithë këtë, theksoi ai, opozita ja doli të konfirmohet e pamposhtur. Në revanshin e tij kundër demokracisë, Edi Rama vazhdoi i pandalshëm, i mohoi opozitës deputetëve të saj, të drejtat themelore kushtetuese. E nxori veten mbi kushtetutën, mbi ligjin. Ndaj dhe ne jemi të betuar, të vendosur që këtë betejë pa kthim ta vazhdojmë gjer në përmbysjen e regjimit. 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›