E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha shkarkon 7 zëvendësministra të LSI dhe dy prefektë, Jep dorëheqjen Petrit Vasil

petrit-vasili_1-300x210Pas largimit të Lëvizjes Socialiste për Integrim nga koalicioni qeverisës, qeveria aktuale ka nisur largimet nga administrata për personat e propozuar nga LSI. Në mbledhjen e djeshme, kryeministri Berisha ka firmosur largimet nga qeveria për të gjithë postet e zëvendësministrave të cilët zotëroheshin nga LSI-ja. Këto vendime të qeverisë hyjnë në fuqi menjëherë. Largimet e nëpunësve të LSI kanë vazhduar edhe në nivele më të ulëta, edhe pse LSI po ankohet duke e quajtur një masakër të padrejtë.  Sot nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Petrit Vasili, ka dhënë dorëheqjen nga kjo detyrë. Ai ka informuar kryetarin e Bashkisë, Lulzim Basha, për vendimin e tij. Dorëheqja ime vjen si shkak i angazhimit elektoral, shkruan Vasili.

Janë liruar nga detyra
-Edmond Hoxha, zëvendësministër i Integrimit
-Klajda Gjosha, zëvendësministre e Çështjeve Sociale
-Selim Belortaja, zëvendësministër i Punëve të Jashtme
-Ylli Manjani, zëvendësministër i Punëve Publike
-Sokol Dervishi, zëvendësministër i Ekonomisë
-Nora Malaj, zëvendësministre e Arsimit
-Tokli Thomai, zëvendësministër i Bujqësisë
-Genci Alizoti, prefektin e Durrësit
-Robert Bitri, prefekti i Fierit

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›