E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha shpallet qytetar nderi i Prizrenit

Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha shpallet Qytetar Nderi i Kryeqytetit të Lidhjes Shqiptare, Prizrenit.
Kuvendi i Komunës së Prizrenit do të zhvillojë ceremoninë solemne gjatë vizitës së kryeminstrit Berisha në Kosovë më 6 dhe 7 tetor.
Propozimi i kryetarit të komunës, Ramadan Muja, është mbështetur njëzëri nga të gjitha partitë politike shqiptare dhe të komuniteve pakicë, të përfaqësuara në Kuvendin e Komunës, i cili do të marrë vendimin nesër, në një seancë të thirrur posaçërisht për këtë qëllim.
Komiteti për politikë dhe financa i Kuvendit të Komunës së Prizrenit aprovoi sot me unanimitet propozimin e kryetarit Muja.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›