E Diel, 1 Nëntor 2026

Peru, ish-presidenti Fujimori pranon akuzat për përgjim dhe korrupsion

Ish-presidenti peruan Alberto Fujimori ka pranuar fajin për akuzat se ka përgjuar kundërshtarët e tij dhe se ka paguar ryshfet ndaj disa ligjvënësve dhe botuesit. Këto akte penale Fujimori i ka kryer në periudhën 1990-2000 në kohën kur ai ishte president i vendit amerikano-latin.
Në kohën kur Fujimori ishte në pushtet shumë politikanë e patën akuzuar atë se kishte ngritur një rrjet të gjërë spiunazhi ndaj në mënyrë që të luftonte krahun e majtë të udhëhequr nga Shining Path.
Në kohën kur krahu i akuzës në gjykatë e pyeti se nëse Fujimori kishte dhënë ryshfete ndaj parlamentarëve të opozitës si edhe a kishte rrjet përgjimi që punonte për llogari të tij.
"Është e vërtetë", është përgjigjur ish-presidenti peruan duke pranuar akuzat.
Kreu i gjykatës supreme, Viktor Prado u shpreh se pranimi i fajësisë nga ana e Fujimorit do t'ia lehtësonin dënimin këtij të fundit si edhe pohoi se ditën e mërkurë ai do të njihej me masën e arrestit.
Fujimori iku nga pushteti në vitin 2000 pasi shpërtheu lufta civile pas përplasjeve të përgjakshme të ushtrisë me krahun e majtë. Në atë koh gjëndja ekonomike e Perusë ishte në vivele tejet të ulëta.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›