E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha shpërthen ndaj Ballës: O kriminel, nuk ke vend në parlament, do jesh në burgun e sigurisë së lartë! Ik largohu, se zvarrë do të të nxjerrim

Kryetari i PD, Sali Berisha ka shpërthyer në Parlament ndaj Taulant Ballës, duke e akuzuar atë se është më kriminel se kriminelët.

Në fjalën e tij nga foltorja e Kuvendit, Berisha e paralajmëroi që të largohet nga parlamenti, pasi në të kundërt do ta “tërhiqnin zvarrë”.

Po ashtu Berisha tha se është Taulant Balla ai që shan dhe ofendon studentët që protestojnë.

“Ik i kriminel, dil o kriminel e shko atje ku e ke vendin. Ti që ke porositur vrasjen e Ravik Gurrës do të marrësh me vete edhe gjykatësin dhe prokurorin që të dogjën regjistrimet. Nuk ke vend o Taulant.

Nuk ke vend jo në parlament, por do jesh në burgun e sigurisë së lartë se aty e ke vendin. A je ti o kriminel Taulanti që u gris me procesverbal porosia e vrasjes që bëre? A je ti o kriminel që shkove në Shkodër dhe lirove me urdhër të Suel Çelës terroristët që i vunë tritol Lulzim Kullës? A je ti o kriminel që more mbiemrin Toyota Yaris? A je ti që bëre marrëveshjen me Mario Çelën për votat që të arrestoheshin bandat rivale? A je ti o kriminel që kryeson grupin e kriminelëve këtu?

Ti lirove nga komisariati i policisë Rrajën që kishte djegur cigaren në trupin e një vajze. Po ti nuk ke fytyrë. A je ti që shoqërove Edmond Begon, lejtnantin e Aldo Bares, të dënuar 17 vite burg për trafiqe, në 57 udhëtime duke përdorur pasaportën diplomatike? Dil këtu o kriminel, dil të të shohim se ti je ai që shan studentët, që i quan ata halabakë.

A je ti o kriminel që mban tre telefona? A je ti apo jo?

Dil, dil se do të të vijë dita keq. Se ti je më kriminel se Sueli, je më kriminel se Mario, ti je më kriminel se Bajrët, ti je më kriminel se çdo kriminel në Shqipëri. I tillë je ti, prandaj të mban ai këtu. Duhet të dalësh jashtë, duhet të ikësh nga parlamenti, duhet të ikësh se zvarrë do të nxjerrim”, tha Berisha.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›