Flakadanë e tymuese në Kuvend, përjashtohen katër deputetë të PD-së

TIRANË, 29 tetor/ATSH/ Kuvendi kaloi sot në votim projektligjet e parashikuara në rendin e ditës, pas tensioneve të krijuara në seancë plenare, ku deputetët e Partisë Demokratike bllokuan foltoren dhe hodhën tymuese në sallë.
Në kushtet e tensioneve, kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, propozoi kalimin në votim të projektligjeve, propozim që u miratua me shumicë votash.
Ndërkohë, Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, përjashtoi nga seanca deputetët e PD-së Bledi Himçi, Bledion Nallbati, Ivi Kaso dhe Xhelal Mziu.
Seanca plenare nisi me përplasje mes opozitës dhe mazhorancës, pasi deputetët e PD-së goditën tavolinat me duar dhe bllokuan foltoren, duke mbajtur në duar postera nga protesta.
Flakadanë e tymuee në Kuvend, foto: Andrin Hoxha 1 nga 27/gj.m/j.p/r.e/