E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Berisha s’i ndahet ‘New York Times”: Morën lekë nga Rama për t’ia deformuar intervistën LaCivitas

Kryedemokrati Sali Berisha ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se ka paguar para në New York Times kundër tij.

Komentet Berisha i bëri përmes një deklarate për mediat, ku tha se kjo gjë Ramës iu kthye në bumerang, pasi sipas tij, strategu i fushatës së Presidentit Donald Trump (tashmë i kontraktuar nga PD), deklaroi për New York Times se në Shqipëri ka shkuar për të vijuar punën e Trump për ta bërë Shqipërinë të madhe përsëri.

Ish-kryeministri tha gjithashtu se LaCivita deklaroi për të përditshmen amerikane se nuk ka si detyrë të lobojë te Trump për t’ia hequr non-gratën Berishës.

Kujtojmë se Berisha edhe më herët e ka cilësuar gazetën prestigjioze amerikane si ‘letër higjienike’…

Pjesë nga fjala e Berishës:

Edi Rama sot është njeriu më i damkosur. Është kryeministri më i damkosur në Europë si kukull e Xhorxh Sorosit.

Dy ditë më parë ai pagoi, vetë apo nëpërmjet të tjerëve, 150 mijë a sa mund të ketë kushtuar ajo hapësira në Nju Jork Tajms kundër meje.

Iu kthye në bumerang. Se dje, njëri nga dy kryestrategët e rikthimit më madhështor, më të jashtëzakonshëm në histori, rikthimit të Donald Trump, i deklaronte Nju Jork Tajmsit se në Shqipëri kam shkuar të vazhdoj punën e Donald Trump për të bërë Shqipërinë të madhe përsëri. Dhe se, Edi Rama është thjesht një kukull e Xhorxh Sorosit dhe se akuzat ndaj Sali Berishës janë mirëfilltas politike.

Karma është ashtu siç e do ai vetë.

Se një ditë para, artikull i sponsorizuar thoshte. Ky tjetri nuk ishte artikull i sponsorizuar, ky tjetri ishte artikulli i të vërtetave dhe i doli. 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›