E Enjte, 20 Shkurt 2025
20 artikuj · kalendari
-
20Shk2025
Çështja e tarifave, zyrtari i BE-së takohet me homologët amerikanë
Presidenti Donald Trump ka kërkuar tarifa reciproke ndaj importeve evropiane
-
20Shk2025
Senati konfirmon Kash Patel në postin e drejtorit të Byrosë Federale të Hetimeve
Demokratët dhe dy ligjvënëse republikane votuan kundër
-
20Shk2025
Kiev, Kellogg takim me Zelenskin, anulohet konferenca e përbashkët për shtyp
I dërguari i Presidentit amerikan Donald Trump për konfliktin në Ukrainë, Keith Kellogg, u takua të enjten në Kiev me Presidentin Volodymyr Zelensky, por dy zyrtarët e lartë anuluan një konferencë të…
-
20Shk2025
Administrata Trump pezullon disa programe që u japin leje qëndrimi imigrantëve
Vendimi pezullon shqyrtimin e kërkesave të emigrantëve nga disa shtete, përfshirë ukrainasit, që kanë kërkuar qëndrim të përhershëm në Shtetet e Bashkuara
-
20Shk2025
Presidenti kinez Xi Jinping pritet të vizitojë SHBA, s’ka detaje mbi afatin kohor
Lajmin e konfirmoi Presidenti Trump para gazetarëve në avionin presidencial “Air Force One”. Ai shtoi se "është e mundur" që Shtetet e Bashkuara dhe Kina të arrijnë një marrëveshje të re tregtare
-
20Shk2025
Të dhënat amerikane nuk mbështesin pretendimet e zotit Trump mbi shpenzimet për Ukrainën
Presidenti tha se SHBA-të kanë shpenzuar 350 miliardë dollarë për luftën në Ukrainë, një shifër më e lartë se të dhënat e regjistruara nga Departamenti i Mbrojtjes dhe grupi mbikëqyrës…
-
20Shk2025
Votimet në Gjermani dhe e ardhmja politike e Evropës
Të dielën, gjermanët votojnë për një qeveri të re që pritet t’i japë formë reagimit të Evropës ndaj politikave të administratës së re amerikane
-
20Shk2025
Ekonomistët shqyrtojnë rritjen e inflacionit në Shtetet e Bashkuara
Veprimet që mund të ndërmarrë qeveria amerikane për të përmirësuar ekonominë
-
20Shk2025
Deklaratat e Presidentit Trump mbi Ukrainën nxisin reagime të përziera tek ligjvënësit amerikanë
Demokratët kritikojnë Presidentin, disa republikanë mbajnë qëndrim kundërshtues ndaj tij, ndërsa të tjerë nuk pranojnë të komentojnë në mënyrë direkte mbi qëndrimet e zotit Trump
-
20Shk2025
Dezinformimi rus nxit tërheqjen e trupave franceze nga Afrika
Analistët thonë se Rusia po kërkon të zëvendësojë Francën si partner sigurie në Çad dhe shtetet e tjera të rajonit afrikan Sahel si dhe “të mbjellë kaos”
-
20Shk2025
Ukrainë, vazhdon evakuimi në Pokrovosk ndërsa afrohen forcat ruse
Shumë të moshuar kanë zgjedhur të qëndrojnë në qytetin e kthyer në gërmadha nga bombardimet ruse
-
20Shk2025
Në Tiranë nisin Ditët e Kujtesës për viktimat dhe pasojat e diktaturës komuniste
“Ne ende nuk kemi një Ditë Kujtese, që të përkujtojë viktimat dhe qëndresën ndaj diktaturës, dhe asnjë memorial në qendër të Tiranës”, thotë për Zërin e Amerikës, drejtuesja e Institutit për…
-
20Shk2025
AFET: Bashkimi Evropian të bëjë më shumë përpjekje në dialogun Kosovë-Serbi
Nënkryetari i Komisionit për politikë të Jashtme të Parlamentit Evropian Urmas Paet tha se është e rëndësishme që Bashkimi Evropian të shtojë angazhimin në Ballkanin Perëndimor.
-
20Shk2025
Trump: Nuk e kam parë propozimin alternativ egjiptian për Gazën
Gazeta shtetërore egjiptiane Al-Ahram tha se propozimi egjiptian parashikon krijimin e "zonave të sigurta" të pajisura me shtëpi portative dhe qendra strehimi në Rripin e Gazës
-
20Shk2025
Evropa dhe pasojat e bisedimeve SHBA-Rusi për Ukrainën
Udhëheqësit e kontinentit, së bashku me vetë Ukrainën, i frikësohen përjashtimit nga vendimmarrja për fatin e tyre
-
20Shk2025
Si të veproni në rast të një aksidenti ajror dhe si ta kapërceni traumën pas tij?
Psikologët dhe ekspertët e sigurisë shpjegojnë se nëse i kushtohet vëmendje rregullave të sigurisë që tregohen në avion para çdo fluturimi, shanset e mbijetesës në rast të një aksidenti ajror janë…
-
20Shk2025
Presidenti Zelensky takon të dërguarin e Shteteve të Bashkuara për Ukrainën Keith Kellogg, anulohet konferenca për shtyp
Ky zhvillim pason akuzat në distancë mes Presidentit Trump dhe Presidenti Zelenskyy. Presidenti amerikan e quajti zotin Zelenskyy një "diktator të pazgjedhur" ndërsa udhëheqësi i Ukrainës akuzoi…
-
20Shk2025
Numri i vetëvrasjeve në Shqipëri mbetet i lartë
Sipas njoftimeve zyrtare të paktën gjashtë raste vetëvrasjesh janë shënuar vetëm këtë muaj në Shqipëri
-
20Shk2025
Pentagoni urdhëron rishikimin e buxhetit, riinvestimin e 50 miliardë dollarëve në përparësitë e presidentit për mbrojtjen
Sekretari i Mbrojtjes është shprehur publikisht se Shtetet e Bashkuara nuk mund të jetë më të përqendruara kryesisht tek siguria në Evropë
-
20Shk2025
Gjykatësi shqyrton kërkesën e prokurorisë për pushimin e çështjes ndaj kryebashkiakut Adams
Gjykatësi Ho tha se ishte i vetëdijshëm se kishte pak liri veprimi lidhur me kërkesën për pushimin e çështjes



















