Berisha sot në Shkodër, vijon turin e inagurimeve
Kryeministri Berisha vijon turin e inagurimeve të rrugëve në të gjithë vendin.
Paraditen e sotme, shefi i qeverisë do të jetë në qarkun e Shkodrës ku do të inagurojë rikontruksionin e rrugës Ura Gjadër Mnele dhe Dajç- Vig Mnele- Shkodër.
Gjithashtu kryeministri Berisha do të inagurojë edhe një ullishte të subvencionuar nga skemat mbështetëse të qeverisë në Vig Mnel si dhe rikontruksionin e rrugës Kotorr – Manastiri i Karmelitaneve; Hajmel- Shkodër.
Kreu I qeverisë gjithashtu rreth orës 13:00 do të inagurojë dhe një një plantacion vreshtash të varieteteve të ndryshme në Hajmel të Shkodrës.