Patozi prezanton kandidatët në Vlorë: Rama betejën tani e ka me mua
Vlorë- Partia Demokratike prezantoi sot në Vlorë kandidatët e saj për deputetë në zgjedhjet e 23 qershorit. Ndryshe nga herët e tjera, prezantimin e ka bërë nënkryetari i PD-së Astrit Patozi dhe jo kryeministri Berisha.
Patozi që udhëheq listën e koalicionit të djathtë komentoi kandidimin e kryesocialistit Rama dhe u shpreh i sigurt se do e fitojë garën me Edi Ramën.
Ardhja e Ramës në Vlorë si kandidat për deputet është një faktor lëvizës i tij, që ecën drejt humbjes. Rama garën tani e ka me mua e pasi të humbë në Vlorë, do të përballet me ne si kryetar i grupit të minorancës,tha Patozi.
Kryetari i degës së PD-së së Vlorës, Ardi Kollozi, njëkohësisht kandidat për deputetrenditi sukseset e qeverisjes demokratike.
Ne i kemi tejkaluar premtimet e pritshmëritë, kemi qenë e mbetemi një qeveri e shërbimeve dhe shërbesave,theksoi ai. Ai shprehu sigurinë në fitoren e plotë përballë kreut të opozitës, i cili, sipas tij, do të shënojë humbjen e dytë radhazi.