E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha sulmon Ahmadinejad

Në mes të një konflikti të fortë verbal mes Izraelit dhe Iranit dhe mundësive për sulme mes tyre, ka ndërhyrë edhe kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, i cli ka dënuar deklaratën e fundit të presidentit iranian Mahmud Ahmadinejad kundër ekzistencës së Izraelit.

Në deklaratën e ashpër të tij, kryeministri Berisha thekson se, Ahmedinejad përbën një kërcënim real për paqen në Lindjen e Mesme dhe e cilëson atë një pasardhës të Hitlerit, për mënyrën si i përçmon hebrenjtë.

“Me deklaraten e tij të fundit, se nuk do ketë vend në Lindjen e Mesme për Izraelin, presidenti i Iranit, Ahmedinajad dëshmon në mënyrë të përsëritur se ai ndan me Hitlerin dhe lejtenantët e tij qëndrime dhe ideologji identike për hebrenjtë IraniAhmadinejad: Vdekje Amerikës dhe Izraelit Skenari i sulmit mbi IraninGjermani, arrest për “furnitorët” bërthamorë dhe kombin e tyre”, thotë Berisha.

Sipas tij, me këto qëndrime, Ahmedinejad dëshmon se ai dhe ideologjia e tij janë një kërcënim real, madhor dhe në rritje për paqen dhe stabilitetin në Lindjen e Mesme e mbarë botën.

“Deklaratat naziste e paranojake të Ahmedinejad janë një thirrje e vërtetë për ndalimin me çdo kusht dhe mjet të programit nuklear të Iranit, si një ndër rreziqet më madhore të paqes botërore sot”, thotë më tej kryeminsitri shqiptar.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›