Berisha takim me pushtetarët lokalë të Kosovës
Tiranë- Kryeministri Sali Berisha ka pritur sot në në takim përfaqësuet të pushtetit lokal në Kosovë.
Takimi është kruyer me 32 kryetarë dhe nënkryetarë komunash të cilët dotë zhvillojnë në Shqipëri një vizitë në Shqipëri në kuadër të një programi në fushën e qeverisjes lokale, nga Instituti për Qeverisje Lokale në Kosovë.
Në bashkëbisedim me ta, Kryeministri Berisha u ndal në disa nga reformat themelore në forcimin e kapaciteteve dhe kompetencave të pushtetit lokal. Ai tha se qeveria ka rritur 4 deri në 5 herë financimin për qeveritë vendore dhe është e gatshme të mbështesë me financime projektet e qeverisë vendore.
Më tej ai tha se procesi i decentralizimit, është një reformë kyçe për fuqizimin e pushtetit vendor, rritjen e autonomisë së tij, si një kusht themelor për demokracinë dhe konsolidimin e saj.
Pushteti vendor po përpiqet gjithashtu të krijojë sportelin unik të shërbimit të qytetareve, ku qytetari të gjeje të gjitha shërbimet që i nevojiten dhe shpresoj që gradualisht të fillojë të funksionojë në Shqipëri ky sportel fale teknologjisë dixhitale- tha ai.
Kryeministri shprehu kënaqësinë që të pranishëm në këtë takim ndodheshin edhe përfaqësuesit e minoriteteve në Kosovë dhe vlerësoi kontributin që ata japin për komunitetet e tyre, por edhe vullnetin dhe vendosmërinë e bashkëjetesës për paqen dhe stabilitetin në Kosovë dhe rajon.