E Shtunë, 31 Tetor 2026

Thellohet SKANDALI/ Dy deputetë, juristë për një vit tek Kristal

Tiranë  Duket se skandali i diplomimit të Enzo Bossit, djalit të Umberto Bossit, ish kreu i Lega Nord, do të jetë vetëm maja e ajsbergut të skadanlit të diplomve të lëshuara në mënyrë fiktive në një nga uiniversitetet shqiptare private më të përfolura. Në datën 10 Maj, gazeta IDEA publikoi emrat e pese deputetëve të parlamentit shqiptar, 3 të Partisë Demokratike dhe 2 të Partisë Socialiste, të cilat janë diplomuar për juridik në universitetin Kristal. Përtej faktit se pesë deputete mbajnë diploma të vulosura nga një universitet që tashmë është vënë në qendër të skandalit më të madh të arsimit shqiptar përsa i përket besueshmërisë, IDEA ndoqi investigimin për të mësuar se kur dhe si janë diplomura ata.

Pesë deputetët janë

Skënder Hasa PS
Bedri Hoxha   PD
Ndue Paluca   PD
Rrahim Çota   PD
Artan Gaçi      PS

Deputeti Skender Hasa, deputet i qarkut të Elbasanit, për Partinë Socialiste, rezulton të jetë diplomuar në vitin 2005-2007 në universitetin Kristal, në degën Juridik.

Ndërsa deputeti Rahim Çota, i PD, po i qarkut të Elbasanit, sipas CV-së zytrtare të prezantuar në faqen online të parlamentit, rezulton të jetë diplomuar në vitin 2006 po tek Kristal.

Duke iu referuar të dhënave që vetë deputetët kanë prezantuar në faqen zyrtare të Kuvendit të Shqipërisë dhe po ti referohemi historikut të universitetit ku ata kanë marrë dioplomën, arrijmë në përfundimin se ata nuk e kanë kryer ciklin shkollor, qoftë edhe në mënyrë formale.

Universiteti Kristal i ka hapur dyert për herë të parë në Dhjetor 2005. Ky universitet mori licencën nga qeveria, pak muaj pasi në pushtet kishte ardhur PD dhe kryeministër ishte bërë Sali Berisha. Studentët e parë pra janë regjistruar në dhjetor 2005 dhe në qershor 2006 është zhvilluar sezoni i parë i provimeve në këtë universitet, në degët Farmaci, Stomatologji dhe Juridik.

Sipas deklarimit të deputetit Çota, ai është diplomuar në vitin 2006, pra në gjysmëvitin e parë shkollor të këtij universiteti. Ndërsa deputeti Hasa, rezulton të ketë ndjekur fakultetin në dy vitet shkollore, 2005-2006, 2006-2007, ose mw saktw nw njw vit e gjysmw, kohë gjatë të cilës ai ka qenë në detyrën e kryetarit të bashkisë së Peqinit. Kjo do të thotë se ai, në rastin më të mirë, duhet ka qenë ndër 80 studentët e pare qw e nisnw mwsimin e gjysmwn e viti shkollor 2005-2006, afersisht kaq ka qenë partia e parë e studentëve që janë regjistruar në këtë universitet në degën Juridik. Ai është diplomuar pra për dy vjet(njw vit e gjysmw), edhe pse skema mbi të cilën funksionon ky universitet është ajo sipas kartës së Bolonjës, 3+2, pra duhen tre vite për të përfunudar diplomën e nivelit të parë. Këtu bie edhe hipoteza që provimet, mund të jenë kryer në mënyrë të përshpejtuar, sic mund të ndodhë m studentë të shkëlqyer që edhe pse në vitin e parë, mund tu bashkohen në provime studentëve të viti të dytë ose të tretë, pasi ky ka qenë kursi i parë.

Pra pyetja që mbetet pa përgjigje tashmë është: Si i morën diplomat deputetët Çota dhe Hasa? Dhe kësaj pyetje mund ti përgjigjet në mënyrë zyrtare vetëm grupi i hetimit të prokurorisë që ka nisur një hetim në këtë universitet, i cili nuk duhet të mjaftohet vetëm me verifikimin e rastiti Bossi, por edhe të shumë studentëve shqiptarë.

Një hetim ka nisur edhe Ministria e Arsimit, por nga ky institucion asnjë e vërtetë nuk do të dalë. Kjo, pasi gazeta IDEA disponon fakte se vetë ish Ministri i Arsimit Genc Pollo dhe ish këshilltari I kryeministrit për arsimin, sot ministër, Myqerem Tafaj, kanë qenë tërësisht në dijeni të manipulimeve që bëheshin me regjistrimet fiktive në këtë universitet. Në vijim të një investigikimi të gjatë, në këtë gazetë do të publikohen në vazhdimësi fakte tronditëse mbi mënyrën se si bëheshin regjistrimet edhe një muaj para provimeve dhe se cfarë qëndrimi ka mbajtur ministria e arsimit ndaj këtij realiteti.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›