Berisha takim me te rinjte

Kryeministri Sali Berisha ka zhvilluar gjatë pasdites në Akademinë e Arteve, në Tiranë, një takim me forumin rinor të Partisë Demokratike, ku ka përshëndetur anëtarësimet e reja.
“Sot është një ditë e vecantë, pasi në PD janë anëtarësuar 400 të rinj. Ju them me bindje se PD është partia e të rinjve dhe të rejave të Shqipërisë”, ka deklaruar Berisha.
Kreu i qeverisë, në fjalën e tij para të rinjve, kujtoi se si studentët përmbysën regjimin diktatorial dhe theksoi se sot perspektiva e Shqipërisë është më e qartë se kurrë.
“PD u themelua si një parti e ëndrrave kombëtare PD u themelua si një parti e ëndrrave kombëtare të të rinjve. Studentët iu rebeluan diktaturës më të egër dhe e përmbysën atë. Sot, rruga për në BE është e pakthyeshme
Sali Berisha
Kryeministër i Shqipërisë të të rinjve. Studentët iu rebeluan diktaturës më të egër dhe e përmbysën atë. Sot, rruga për në BE është e pakthyeshme”, ka thënë Berisha.
Një takim të tillë kryeministri zhvilloi më herët gjatë muajit edhe me të rinjtë e Elbasanit, me të cilët u fokusua në ato që i cilësoi si premtimet e mëdha të realizuara gjatë dy mandateve të qeverisjes së tij: anëtarësimin në NATO, lëvizjen pa viza në Europë, modernizimin e infrastrukturës dhe rritjen pozitive ekonomike.
Kryeministri u shpreh se, nëse qeveria e tij nuk do të kishte ndërmarrë reformat e duhura ekonomike dhe fiskale, Shqipëria do të ishte në krizë, njësoj si vendet e tjera fqinje, ku papunësia është rritur kërcënueshëm dhe rrogat e pensionet janë ulur ndjeshëm.
“E vërteta është se në Shqipëri, si në asnjë vend tjetër, rrogat dhe pensionet jo vetëm që nuk u ulën, por u rritën në mënyrën më të vazhdueshme. Dhe do të vazhdojnë të rriten për sa kohë shqiptarët do të votojnë Partinë Demokratike, qeverisjen e saj”, tha Berisha.
Në takimin me të rinjtë e Elbasanit, kryeministri Berisha zbuloi edhe një pjesë të strategjisë elektorale të Partisë Demokratike për një mandat të tretë, një strategji që kërkon besimin e shqiptarëve duke vënë në dukje premtimet e mbajtura, por edhe gabimet e qeverisjes.