FRD Berisha u mohoi endrrat shqiptareve

Partia Fryma e Re Demokratike ka hapur pasditen e së premtes degën e saj në qytetin e Durrësit. Numri dy i FRD-së, Gazmend Oketa, në fjalën e tij para simpatizantëve ka akuzuar lidershipin qeverisës se ka zhgënjyer pritshmëritë e hershme të shqiptarëve.
“Pushteti i sotëm nuk përfaqëson ëndrrën e viteve ’90”, ka deklaruar Oketa, i cili ka bërë edhe një pasqyrim të situatës aktuale në të cilën ndodhet Shqipëria.
“Papunësia dhe varfëria po mbysin shqiptarët, 35% e tyre marrin ushqime me listë. Dëmi që ky pushtet i ka shkaktuar demokracisë do të mbetet ndër vite”, ka thënë Oketa.
Një javë më parë, gjatë përurimit të degës së partisë në Shijak, ishte kryetari i FRD-së Pushteti i sotëm nuk përfaqëson ëndrrën e viteve ’90. Papunësia dhe varfëria po mbysin shqiptarët. Dëmi që ky pushtet i ka shkaktuar demokracisë do të mbetet ndër vite
Gazmend Oketa
Nënkryetar i FRD-së Bamir Topi, që lëshoi akuza të ashpra ndaj kryeministrit Berisha.
“Atë që Berisha nuk bëri dot gjatë pesë viteve (të presidencës së tij), pra nënshtrimin e institucioneve, arriti ta bënte në vetëm pesë ditë”, deklaroi Topi.
Në vazhdimin e fjalimit të tij, Topi çmoi se, Berishën e ka larguar historia dhe se FRD është drejt fitores së zgjedhjeve të 2013-s.
Duke vlerësuar “kontributin historik” të Shijakut për lirinë dhe demokracinë, kreu i FRD-së shtoi se: “Qarku i Durrësit do t’i japë një leksion të mirë partive të vjetra në zgjedhjet e vitit të ardhshëm”.
Ndërsa një ditë para këtij evenimenti, subjekti i ri politik zyrtarizuar degën e saj në qytetin e Kamzës. Nënkryetari Gazmend Oketa, duke folur mbi problematikat e qytetit të Kamzës, theksoi se flamuri kryesor duhet të jetë ai kombëtar dhe jo ata të partive të vjetëra në Shqipëri.
Duke folur mbi situatën politike në vend, Oketa u shpreh se, uzurpimi i institucioneve nga maxhoranca po shtrihet edhe mbi prokurorinë, e cila ishte insitucioni i vetëm i pavarur që kishte mbetur.