E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha takim me zv.sekretaren e Pergjithshme te OKB

Kryeministri Sali Berisha ka pritur sot ne nje takim zevendessekretaren e pergjithshme te organizates se Kombeve te Bashkuara. Kreu i qeverise shqiptare e falenderoi zonjen Asha Rose Migiro per bashkepunimin e Shqiperise me agjensite e OKB-se.Zoti Berisha e njohu zevendes sekretaren si me zhvillimet politike ne vend ashtu edhe me arritjet ne fushen e ekonomise.

Bida gjate takimit eshte perqendruar edhe tek reformat qe ka ndermarre qeveria shqiptare.Me tej zonja Asha Rose Migiro vleresoi ashpersimin e luftes ndaj krimit te organizuar dhe korrupsionit.Ne takim u rikonfirmua angazhimi i dy paleve per te vazhduar dhe konsoliduar bashkepunimin ne kuader te hartimit te programit te ri Nje OKB 2012 - 2016.Kryeministri Berisha me kete rast i ripercolli Sekretarit te Pergjithshem Ban Ki Moon ftesen per te vizituar Shqiperine.

Dorian Kodra

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›