E Diel, 1 Nëntor 2026

Viti shkollor ska libra mesim me fotokopje

Problem ne kete fillim viti te ri shkollor vazhdon te jete mungesa e teksteve. Kjo mungese eshte me e theksuar ne shkollat e sistemit 9-vjecar. Madje ne disa prej tyre mungojne tekstet baze. Ne shkollen 9-vjecare Lidhja e Prizrenit thote drejtoresha mungon matematika. E vetmja zgjidhje sipas saj jane shenimet apo fotokopjet ndersa librat e vjeter nuk mund te perdoren.

Normalisht duhet ti kishin te gjithe nxenesit tekstet ne dore po te ishte nje proces normale. Ne jemi munduar te bejme te pamunduren i kemi krijuar gjithe kushtet qe librat te shiten ne shkolle me parametrat e duhur po gjithsesi nuk eshte realizuar 100 per qind ai objektiv qe kishim. Na mungojne tre tituj tekstesh na mungon edukimi figurativ informatika e ciklit te larte dhe kemi probleme me matematiken e klases se katert thote Eliana Sado drejtoreshe e shkolles 9-vjecare Lidhja e Prizrenit.

Por nje problem tjeter ne kete shkolle eshte edhe fluksi i nxenesve te cilet vazhdojne te vijne per tu regjistruar proces ky qe pritet te perfundoje ne fund te kesaj jave. Klasat e para sipas drejtoreshes kane nje numer te larte nxenesish.

Nje pjese e mire e grupimeve ka nje fluks shume te madh. Goditjen me te madhe e kam ne klasat e para kemi nje kerkese shume te madhe per regjistrime te nxenesve si dhe ne klasat e larta te teta dhe te nenta. Ne klasen e pare mua me kane arritur 34 nxenes ne nje klase dhe 34 ne nje tjeter vijon Sado.

E nderkohe autoritetet e ministrise se Arsimit persa i perkete problemit te pare atij te teksteve kane njoftuar se shtepite botuese do te kene afat deri ne 15 shtator nderkohe qe fluksi i nxenesve ne shkolla eshte zgjidhur nepermjet mesimit me turne.

Edlira Sulejmani

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›