E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Berisha takim në Lazarat: Ky fshat do të ecë përpara!

Kryetari i Partisë Demokratike zgjedhur nga procesi i Rithemelimit Sali Berisha është pritur të shtunën me entuziazëm në Lazarat.

“Ndjehem krenarë me mbështetjen e secilit prej jush“ u tha Berisha përkrahësve të tij.  “ I them Ramës se Lazarati është  këtu dhe s’ka të fortë në këtë botë që mund ta shpërbëjë. U përpoq diktatura mizore e etërve të tu, por ata përfunduan në kosh, ndërsa Lazarati mbeti, ndaj ideja e vazhdimit të tu mizor të persekutimit të Lazaratit do marrë përgjigjen e merituar në zgjedhjet e ardhshme“ shtoi ai.

Zoti Berisha u zotuar para se do të bëjë gjithçka që Lazari të prosperojë. “ Sugjerimet tuaja, që do jenë pjesë e rëndësishme e programit të PD”, tha  kreu i PD.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›