Berisha takim ne Uren Vajgurore

Kryeministri Berisha ka zhvilluar pasditen e së mërkurës një takim me banorët në Urën Vajgurore, të cilëve u ka premtuar rritjen e investimeve në infrastrukturë.
“Po ndërtohen rrugë kudo, qytetarët do të kenë infrastrukturë moderne”, ka deklaruar Berisha, i cili më pas e ka vënë theksin tek biznesi dhe investimet. “Bizneset janë rritur falë taksës së sheshtë, si një nga mekanizmat kryesore për investimet. Investimet në vitet e fundit kanë qenë 4 miliardë dollarë, sipas të dhënave të Organizatës Botërore të Tregtisë”, ka thënë Berisha. Duke vazhduar bashkëbisedimin me banorët e zonës, kreu i ekzekutivit Zgjedhjet 2013Topi: FRD, shtëpia e së djathtësMeta: Mbështetje për fasonëtRama: Mbështetje për fasonët ka premtuar se, në katër vitet e ardhshme qeveria e tij do të investojë më shumë për fermerët. Mbështetja e fermerëve në Lushnjë Në komunen Hysgjokaj të Lushnjës po ndërtohet një rrugë e re 22 kilometra dhe sipas Kryeministrit Berisha kjo do të jetë ndihma më e madhe për 22 banorë të zonave përreth që të nxjerrin në treg prodhimet e tyre të bollshme. Lushnja, si nje nga zonat me te rendesishme te prodhimit ne vend ka marre me shume se 1/10 e granteve qeveritare, per te cilat Kryeministri premton trefishimin e tyre ne 165 milionë dollare 4 vitet e ardhshme. Qe fermeret te rrisin prodhimit dhe konkurrueshmerine ne tregun e brendshem dhe te jashtem, Kryeministri renditi edhe lehtesite e reja per fermerët. "Nuk keni patur rrugët që meritoni, nuk keni vaditjen që meritoni. Çfarë bëmë ne përveç grantit? Jam këtu për t'u zotuar përpara jush dhe gjithë fermerëve të Lushnjës se në përputhje me kërkesën e tyre ne do të rimbursojmë me para në dorë TVSH-në e çdo makinerie, çdo mjeti, çdo inputi, plehu apo kimikati tjetër që ju do të përdorni për rritjen e prodhimit tuaj në këto ferma. Do të komensojmë me para në dorë, akcizën e naftës që do të shpenzoni, përpunimin e tokës në fermat tuaja", tha Berisha. Por projekti me madhor i 4 viteve te ardhshme, sapo te perfundoje sistemi rrugor, do te jete vaditja, projekt i cili nis nga Lushnja ne shtator te ketij viti. "Projekti i vaditjes fillon në shtator dhe Lushnja është rrethi ku do të vijojë aplikimi i parë i tij me 60 milionë euro. Por le të kushtojë 200, le të kushtojë 400, le të kushtojë 800 milionë apo 1 miliardë, projekti i vaditjes do të jetë projekti më i madh i katër viteve që vijnë së bashku me rrugën e arbrit dhe Boshtin e Jugut", tha Berisha. / Top Channel