Berisha takim ne Vilen 31 me komandantin britanik te Flotes George Zambellas

TIRANE - Kryeministri Berisha zhvilloi dje nje takim ne ambientet e rezidences qeveritare 31 me komandantin e Flotes dhe zv/shefin e Shtabit te Marines te Mbreterise se Bashkuar admiralin George Zambellas i cili ndodhet ne Shqiperi ne kuader te stervitjes se perbashket mes forcave britanike dhe atyre shqiptare. Ne takim ishin te pranishem edhe ministri i Mbrojtjes Arben Imami shefi i Shtabit te Pergjithshem te Forcave te Armatosura Shqiptare FASH Xhemal Gjunkshi dhe ushtarake te tjere te larte te FASH. Kryeministri Berisha pasi i uroi mireseardhjen ne Shqiperi dhe suksese ne kete stervitje te perbashket vleresoi rolin e rendesishem mbeshtetes qe Britania e Madhe ka dhene per integrimin e Shqiperise ne Aleancen e Atlantikut te Veriut NATO dhe per modernizimin e FASH.
Admirali Zambellas duke e falenderuar Kryeministrin per mikpritjen shprehu vleresimet me te larta per nivelin shume te mire dhe profesionalizmin e Forcave te Armatosura Shqiptare. Ne takim u vleresuan marredheniet shume te mira politike midis dy vendeve e qeverive si dhe vullneti i perbashket per te zgjeruar e bashkepunimin ne vecanti ne fushen e mbrojtjes si ne kuader te NATO-s ashtu edhe te bashkepunimit dypalesh. Kryeministri Berisha shfrytezoi rastin per te shprehur gjithashtu mirenjohjen per mbeshtetjen e gjithanshme te Britanise se Madhe dhe qeverise se saj ne te gjitha fushat dhe tani ne hapat e metejshem te integrimit europian. Kryeministri rishprehu mirenjohjen edhe per kontributin e rendesishem te Forcave te Armatosura te Britanise se Madhe per clirimin e Kosoves.
/Shekulli Online/Pergatiti M.A./