PS nje nisme online per emigrantet vendtakimet nga Facebook-u

MILANO - Veshtiresite ekonomike dhe mungesa e hapesirave sociale i kane detyruar shqiptaret te zgjedhin emigracionin jeten ne toke te huaj por ata vazhdojne te mbeten nje pjese vitale e shoqerise shqiptare gjithmone mjaft te interesuar per zhvillimet politike ekonomike e me gjere ne shtetin ame. Partia Socialiste e Shqiperise duke vleresuar rolin dhe kontributin e emigranteve shqiptare qe jetojne ne vende te ndryshme te botes por me mendjen gjithmone nga Shqiperia ka percaktuar si nje prioritet te punes se saj forcimin e lidhjeve me kete shtrese te popullsise.
Sekretari per Emigracionin ne Partine Socialiste Erion Veliaj i shoqeruar edhe nga kryetari i PS dega Itali dhe nensekretari i PS per Emigracionin Edmond Kumaraku zhvilloi nje sere takimesh me emigrante dhe perkrahes te PS-se ne Milano Monza dhe Trento te Italise. Pasi eshte njohur nga afer me hallet dhe shqetesimet e tyre Veliaj u ka shpjeguar te pranishmeve ne takime pikat kryesore te programit te Partise Socialiste Per nje Rilindje Shqiptare.
Ai ka theksuar se ne kete program eshte parashikuar nje partneritet i plote me emigrantet shqiptare neper bote per ti bere ata te ndihen pjese e rimekembjes ekonomike e sociale te vendit. Partia Socialiste ka qene e para dhe e vetmja force politike qe ka kerkuar dhe kerkon me force krijimin e mundesise se pjesemarrjes ne zgjedhjet parlamentare te emigranteve shqiptare ne shtetet ku ata ndodhen. Veliaj eshte shprehur se me ardhjen ne pushtet te PS-se ne zgjedhjet e vitit te ardhshem realizimi i ketij objektivi do te jete prioritet i pune se qeverise dhe kryeministrit Rama. Gjithashtu ne takime eshte diskutuar gjeresisht per situaten social-ekonomike dhe politike ne Shqiperi ku pjesemarresit kane komentuar dhe bere pyetje te detajuara ne lidhje me problemet qe ata vete kane identifikuar e ndjere ne Shqiperi si dhe programin e Partise Socialiste per mireqeverisjen dhe rilindjen e vendit.
Me tej ne takime jane diskutuar tematika te ndryshme te lidhura me problemet qe hasin emigrantet shqiptare ne Itali si problemet me legalizimin e dokumenteve sigurimet shoqerore e shendetesore dhe marredheniet e emigranteve me administraten konsullore shqiptare. Gjithashtu emigrantet u informuan edhe per nismen me te fundit te Partise Socialiste ne lidhje me emigrantet. Kryetari i Partise Socialiste do te ndermarre nje tur per te takuar shqiptaret emigrante ne Itali dhe Greqi ku vend-takimi do te percaktohet nga ata vete permes perfshirjes ne rrjetet sociale. Qyteti ne Itali dhe Greqi qe do te gjeneroje me teper postime me endrrat e tyre per Shqiperine e Rilindur ne aplikacionin e krijuar posacerisht per emigrantet ne rrjetin Facebook do te vizitohet nga kryetari i PS Edi Rama.
/Shekulli Online/Pergatiti M.A./