E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Berisha takime në Këlcyrë dhe Përmet: Rama ka frikë nga opozita e vërtetë

Sali Berisha ka prezantuar në Këlcyrë kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Arjan Kasaj. Gjatë fjalës së mbajtur, Berisha ka akuzuar Edi Ramën se përveç se ka kapur të gjitha pushtet, tani kërkon që t’i emërojë opozitës edhe drejtuesin e koalicionit.

“Lufta e egër e Edi Ramës ndaj opozitës është më e pashembullta që kur është themeluar PD. E ka kapur tmerri nga opozita dhe urdhëron mercenarët e tij të shkelin ligje dhe Kushtetutë, t’i emërojë koalicionit, kryetarin e koalicionit, të cilin ligji ia njeh në mënyrë eksplicite anëtarëve të koalicionit. Mua më bën nder se tregon tmerrin që ka nga Sali Berisha, por problemi është shikoni se çfarë qëndrimi ka ndaj opozitës” tha Berisha.

Berisha tha se largimi shqiptarëve nga vendi ndodh për shkak të varfërisë dhe vjedhjes së qeverisë.

“Në 10 vite u larguan nga ky dhe, 35 % e shqiptarëve, më shumë se ukrainasit nga lufta, më shumë se sirianët, më shumë se çdo komb tjetër. Kjo ka një shkak: varfëria. Ka një të vërtetë, janë më të vjedhurit. Vidhen në mënyrë të pamëshirshme.

Kjo vjedhje po nxin jetën e secilit qytetar. Ne kemi qenë një komb i varfër, por ne ia dolëm mrekullisht në vitin 2008, të ngjitemi nga kombi i tretë më i varfër në planet në vitin 1992, në 2008-ën ne kaluam në grupin e kombeve me të ardhura të mesme të larta. Ky është hovi më i fuqishëm në histori.

Ia dolëm të kemi rrogat më të larta në rajon, por edhe ndërtuam 11 mijë kilometra rrugë. Ky ka marrë 5 miliard euro borxh, kurse ne e rritëm borxhin me 4.4 përqind, ky e ka rritur me 46 përqind. I dyfishoi taksat. Ky shkuan këtu? U vodhën se çdo punë publike bëhet duke vjedhur 80-90 përqind të çmimit.

Ka një vjedhje të papërmbajtur. Pse? Sepse vjedh kryeministri. Në këtë fushatë del me lopatë, hap ndonjë gropë, shan opozitën se atë kulturë ka, përdor fjalor banal dhe të turpshëm. Në Kavajë janë të revoltuar me gjuhën e tij. Nuk bën asnjë bilanc, nuk tregon se çfarë ka bërë, se çfarë do bëjë.

Isha në Kukës, kishte marrë Beqir Beqirin dhe e kishin paraqitur Beqirin si Halit se kishte 4-5 arrestime ai. Pse, ky ishte njeriu që duhej të kandidonte në Has? Ky ishte se i kishte çuar valixhen Edi Ramës. Këta janë kandidatë të valixhes me para”, tha Berisha.

Berisha prezantoi edhe Edmond Komino, kandidatin e koalicionit “ Bashkë Fitojmë” për Përmetin.

Teksa u kërkoi votën qytetarëve, Berisha ka paralajmëruar Ramën se do të mbahet përgjegjës për aferën me McGonigal, duke deklaruar se e pret burgu në SHBA, dhe më pas edhe në Shqipëri.

“Ju e shihni çfarë beteje të egër bën në sy para të gjithë botës kundër opozitës. E ka kapur tmerr, frikë e madhe shumë, sepse ka kryer vepra për të cilat ai duhet të tmerrohet. Normalisht, një njeri që është i lirë nuk ka frikë. Po ai nuk është i lirë. Ai ka firmosur absolutisht në mënyrë flagrante në kundërshti me ligjin për xhepin e tij dhe të Erion Veliajt aferën e djegësave 430 milionë euro. Ai po përvetëson 820 mijë m2 truall në ballë të Durrësit për t’u bërë miliarder si Alabari.

Ai ka tmerr nga këto, ndaj edhe sheh te opozita tmerrin e vërtetë. Sheh te Sali Berisha tmerrin e vërtetë. I pashprese je, i them këtu para jush. Shpresë nuk ke!

McGonigal po të pret atje. Je i pashpresë atje, por je edhe këtu Pasi të mbarosh dënimin atje, do vish këtu se dënime të tjera të presin. Se ligji për heqjen e parashkrimit për qeveritarët do jetë ligji i parë që do miratohet në parlamentin e ardhshëm. Nuk ka parashkrim! Në qoftë se ti vjedh dhe mjeron qytetarët me vjedhjen tënde, ty ajo vjedhje dhe ai mjerim do të të ndjekë deri në ditën e fundit të jetës tënde. Do përballesh me drejtësinë”, tha Berisha nga Përmeti.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›