Berisha takohet me biznesmenë nga Vlora

Vlorë, 15 gusht - Kryeministri Berisha premton zgjidhje të problemit të trafikut të rënduar në Vlorë gjatë sezonit veror. Në një takim me biznesmenë të Vlorës të zhvilluar dje pasdite kryeministri shqiptar tha se qeveria ka përfunduar projektin dhe vitin e ardhshëm do te nise ndërtimi i by-pass-it të Vlorës, raporton BalkanWeb. Kjo do ta drejtojë trafikun veror drejt bregut duke lehtësuar në këtë mënyrë trafikun në qytet.
Duke u ndalur në nismen e një grupi biznesmenësh për ngritjen e parkut industrial në Vlorë, kryeministri bëri një tjetër premtim: “Qeveria do të mund të vendosë një regjim të ri fiskal më të favorshëm se ai aktual, për parqet industriale", tha ai ndërsa kërkoi një marrëdhënie miqësore me mjedisin dhe pse kjo do të thotë para së gjithash kosto më e lartë. Berisha veç premtimeve nuk ka lënë pa përmendur edhe disa vendime të qeverisë, që sipas kreut të ekzekutivit, kanë bërë më të lehte klimën e biznesit në vend dhe e kanë ndihmuar atë të realizojë projektet duke kontribuar në zhvillimin e vendit.