E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha takim me Papen Rama reagon per deklaratat

Me ftesë të Selisë së Shenjtë, Kryeministri Berisha ndoqi të martën meshën e inaugurimit të Papa Françeskut në Bazilikën e Shën Pjetrit në Vatikan, ceremoni në të cilën ishte e pranishme nga pala shqiptare edhe Kryetarja e Kuvendit, zonja Jozefina Topalli.

Pas ceremonisë së inaugurimit papal, Kryeministri Berisha dhe zonja Topalli u patën një takim përshëndetës me Papën Françesk.

"Ditë historike për Romën dhe botën. Papa Françesk dha meshën e tij madhështore, e ndjekur mbi 1 milionë besimtarë të ardhur nga mbarë bota dhe shumë prej tyre nga Shqipëria, në prani të kryetarëve të shteteve dhe qeverive të  130 vendeve. Ishte vërtet një ceremoni shumë madhështore e mbresëlënëse. Papa Françesk ka zgjedhur të jetë papa i dhembshurisë Papa i riFundi i epokës së Papës-mbret"Të hapim një horizont shprese" Ceremonia e inaugurimit të Papës njerëzore, i përkujdesjes për ata që janë në nevojë e të varfër. Pata rastin të shtrëngoj dorën shumë miqësisht dhe t’i uroj sukseset më të mëdha, në misionin e tij hyjnor në udhëheqje të Kishës Katolike botërore, por edhe ta ftoj të vijë në Shqipëri si një mik i madh e i shquar i popullit shqiptar. Nuk mund të mos theksoj një koincidencë fatlume në karrierën time politike. Që nga viti ’92 e gjer më sot, para çdo fitoreje elektorale, unë kam pasur fatin e madh të jem në Vatikan e të takohem me Atin e Shenjtë, nga Papa Gjon Pali II tek Papa, çka është në mënyrë të pamohueshme një bekim hyjnor për fitoren e ardhshme, për të mos thënë që edhe qielli vegoi. Por të ecim të sigurt drejt 23 qershorit, drejt fitores së bekuar nga Ati i Shenjtë", tha Berisha në një prononcim për mediat.

Rama në Twitter

Pas publikimit të takimit përshëndetës që pati Kryeministri Sali Berisha me Papën e ri dhe prononcimit për mediat pak kësaj ngjarjeje të rëndësishme, reagon në Twitter kryesocialisti Edi Rama.

"Kryeministri: 'Ati i Shenjte bekoi fitoren time!' Do kete degjuar qe Saliu flet me Zotin dhe ka dashur qe ta kete mire me bashkebiseduesin e perendise", shkruan Rama.

Më pas Rama shton se "Pertej shakase: Sa qesharake aq edhe e turpshme qe Kryeminister  shqiptar te kete kete nivel etik mizerabel sa te keqperdore edhe figuren e Papes".

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›