Berisha takon ambasadoren egjiptiane: Gomma, mike e madhe e Shqipërisë
Kryeministri Berisha ka zhvilluar sot një takim lamtumireme ambasadoren e Egjiptit në Shqipëri Amina Gomma, me rastin e përfundimit të detyrës.
Kryeministri Berisha e falenderoi ambasadoren Gomma për kontributin e saj në forcimin e zgjerimin e marrëdhënieve e të miqësisë midis dy popujve e vendeve. Kryeministri Berisha tha se ambasadorja Gomma largohet si një mike e madhe e Shqipërisë dhe e kombit shqiptar.
Në takim u vlerësua miqësia tradicionale midis dy vendeve dhe u rikonfirmua vullneti i dy vendeve e qeverive për të zgjeruar e thelluar bashkëpunimin në të gjitha fushat, me interes reciprok. Në këtë kontekst, Kryeministri Berisha shprehu falenderimet për mbështetjen që Egjipti dhe Fondi Egjiptin i Bashkëpunimit Teknik ka dhënë e vijon të ofrojë në një sërë projektesh të rëndësishme, për kualifikimin e nëpunësve të administratës shqiptare.
Ambasadorja Gomma i shprehu Kryeministrit vlerësimet për zhvillimet e mëdha që Shqipëria ka njohur gjatë kësaj periudhe, si dhe e uroi për arritje të tjera në misionin dhe punën e qeverisë për zhvillimin e modernizimin e mëtejshëm të Shqipërisë.