E Diel, 1 Nëntor 2026

Panariti takohet me homolun australian Bob Carr

Pas shumë vitesh Shqipëria “zbulon” australinë. Ka qënë ministri i jashtëm zyrtari i parë pas një periudhe të gjatë që shkel në Kambera në një vizitë zyrtare e para e një niveli të lartë.
Dhe në takimin e parë që ministri i jashtëm Panariti pati me homologun Bob Carr deklaroi se Australia, pavarësisht largësisë gjeografike, konsiderohet si një vend me të cilin ekziston një potencial i gjerë bashkëpunimi politik dhe ekonomik.
Takimin kryediplomati e shfrytëzoi për të prezantuar potencialet e mëdha që ka shqipëria të cilat mund të përdoren nga invesitoret australianë.
Ai ftoi komunitetin Australian të biznesit që të investojë disa sektorë të ekonomisë shqiptare të cilat qeveria shqitpare i kosndierion prioritetare duke ofruar edhe lehtësirat e nevojshmë, siç janë sektori I energjitikës, minierave, infrastrukturës dhe turizmit,
Përballë kësaj kërkese senatorio carr garantoi për vullnetin e qeverisë për të zgjeruar projektet dhe investimet australiane në shumë sektorë të ekonomisë shqiptare si dhe për të nxitur fluksin e shkëmbimeve tregtare.
Të dy bashkëbiseduesit theksuan angazhimin e përbashkët për të forcuar bashkëpunimin shumëpalësh në kuadrin e organizatave ndërkombëtare, përfshirë NATO-n dhe OSBE-në.
Në kuadër të kësaj vizite 2 ditore, Ministri i Punëve të Jashtme, u prit nga Presidenti i Senatit Australian Z. John Hogg.
Të dy bashkëbiseduesit e vlerësuan si shumë të rëndësishëm rritjen e dialogut ndërparlamentar mes të dy vendeve duke shtruar nevojën e vendosjes së kontakteve ndërmjet grupeve dhe komisioneve parlamentare.
Presidenti i Senatit Hogg,, vlerësoi reformat e ndërmarra nga qeveria shqiptare në kuadrin e integrimit në Bashkimin Evropian, si dhe rolin e Shqipërisë si faktor stabiliteti në rajon e më gjërë.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›