E Hënë, 2 Nëntor 2026

Berisha takon deputetin britanik: Shqipëria e kërcënuar nga narko-shteti

TIRANË, 15 nëntor /ATSH/ Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, takoi sot deputetin e Partisë Konservatore në Parlamentin e Britanisë së Madhe dhe kryetar i grupit të miqësisë Britani e Madhe – Shqipëri, Martin Wickers.

Gjatë takimit, Berisha bëri të ditur se informoi deputetin britanik mbi situatën politike në vend, duke e cilësuar Shqipërinë si “narko-shtetin e parë dhe të vetëm në Europë”.

Berisha theksoi se pluralizmi politik po shtypet nga organet e narko-shtetit dhe se përndjekja ndaj drejtuesve të opozitës bëhet përmes një prokurorie të politizuar.

Ai ngriti shqetësimin për mohimin e të drejtave kushtetuese të deputetëve të opozitës në Parlament.

“Në këtë takim e njoha deputetin britanik me pasojat shkatërrimtare të narko-eurove dhe narko-dollarëve të karteleve të drogës në ekonominë shqiptare, si dhe rolin e tyre përcaktues në vendimmarrjen në rrugë, në qeveri, në Parlament, në gjykata, polici dhe në çdo institucion të vendit”, nënvizoi Berisha.

1 nga 7

/m.q/a.f/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›