Berisha takon kryeministrin japonez Noda premtohet intensifikim i marredhenieve

Kryeministri Berisha mori pjesë në pritjen e organizuar nga Kryeministri i Japonisë Yoshihiko Noda, në New York, për ndër të krerëve të delegacioneve pjesëmarrëse në sesionin e 66-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.
Kryeministri Berisha e uroi Kryeministrin e Japonisë për marrjen e detyrës. Gjatë bisedës me Kryeministrin Noda, Kryeministri Berisha bisedoi për marrëdhëniet dypalëshe dhe forcimin e mëtejshëm të tyre.
Kryeministri Berisha e falënderoi Kryeministrin Noda për ndihmën 20-vjeçare që Japonia i ka dhënë Shqipërisë. Kryeministri Noda e siguroi Kryeministrin Berisha se ndihma e Japonisë për Shqipërinë do vazhdojë edhe në të ardhmen.
Kryeministri Berisha e ftoi Kryeministrin e Japonisë Yoshihiko Noda të vizitojë Shqipërinë, i cili u shpreh se do ta vizitojë atë në një kohë sa më të afërt.
***
Kryeministri Berisha ishte i pranishëm në pritjen e organizuar nga Ministri i Jashtëm i Francës Alain Juppe, në New York, për nder të kryetarëve të delegacioneve pjesëmarrëse në sesionin e 66-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.
Kryeministri Berisha pati një bisedë të me z. Juppe dhe i shprehu mirënjohjen e thellë për të gjithë mbështetjen që Franca i ka dhënë Shqipërisë në konsolidimin e demokracisë dhe ekonomisë së tregut, si dhe proceset integruese në NATO dhe BE.
Ministri i Jashtëm francez, z. Juppe shprehu interes për zhvillimet në Shqipëri. Kryeministri e siguroi z. Juppe se integrimi europian është projekti më madhor i qeverisë dhe popullit shqiptar dhe se qeveria e drejtuar prej tij do të ndërmarrë të gjitha reformat e nevojshme për këtë qëllim.
Kryeministri Berisha e ftoi ministrin Juppe për të vizituar Shqipërinë, ftesë e cila u mirëprit nga ministri i Jashtëm i Francës.
***
Gjatë vizitës në New York, Kryeministri Berisha zhvilloi një takim me Presidentin e Mozambikut, z. Armando Guebuza.
Gjatë bisedës u konfirmua vullneti i të dy vendeve për të zhvilluar marrëdhënie në të gjitha fushat me interes të ndërsjellë, si edhe për të kompletuar kuadrin ligjor mbi të cilën do të bazohet ky bashkëpunim. Kryeministri Berisha dhe Presidenti Guebuza shprehën dëshirën për të intensifikimin e shkëmbimeve politike në nivelet më të larta.
Kryeministri Berisha shfrytëzoi rastin për t’i kërkuar Presidentit Guebuza që Mozambiku të marrë në konsideratë shqyrtimin e dosjes për njohjen e pavarësisë së Kosovës, si një e drejtë legjitime e popullit të saj, e rikonfirmuar qartësisht edhe nga vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë.
Njohja e pavarësisë së Kosovës do të zhbëjë padrejtësitë e mëdha historike ndaj shqiptarëve¬, - vijoi më tej Kryeministri Berisha - të cilët si asnjë komb tjetër në Europë përjetuan copëtime të padrejta, pushtime të egra, gjenocid e spastrim etnik. Sot, Kosova është shndërruar në një faktor të rëndësishëm paqeje, stabiliteti e miqësie në rajon, i cili pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, është më i qetë se kurrë, ndaj njohja e pavarësisë së shtetit më të ri të Europës i shërben konsolidimit të mëtejshëm të një Ballkani në paqe dhe të ardhmes europiane të vendeve të tij.