E Diel, 1 Nëntor 2026

Qirjako Hipotekimi i pallateve nis ne nentor

Hipotekimi për qindra pallate do të nisë që nga muaji nëntor dhe do të zgjasë deri në mes të vitit 2012. Është kjo garancia që kryeregjistruesi, Arben Qirjako, jep një ditë pas miratimit të marrëveshjes mes kryebashkiakut Basha, ministrit të Drejtësisë, Halimi dhe ministrit të Transportit, Olldashi.

Si pjesë e premtimeve tij zgjedhore, kryebashkiakut, merr përsipër përmes dhënien e lejeve të shfrytëzimit për ato ndërtime të reja që nuk e kanë akoma atë. Një nismë e tillë u ndërmor për të ndihmuar të gjithë qytetarë që vuajnë mungesën e hipotekimit për apartamentet e tyre.

Zoti Qirjako bëri të ditur gjithashtu se Zyra Qendre e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme nuk do të kërkojë më vërtetimin për regjistrimin e investitorit pranë tatimeve, duke e thjeshtuar këtë proçes për ata ndërtues, të cilët kishin detyrimeve tatimore.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›