E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha te Nishani Edhe Basha ne Presidence Isha per kafe

Dy dite pas zgjedhjeve te pergjithshme elektorale ne vend, Kryeministri ende nuk ka bere nje dalje publike, por ai ka qene mengjesin e te martes ne zyren e Presidentit Nishani.

Nuk dihet se cili ka qene arsyeja e kesaj vizite, por ajo qe i shton akoma me shume dyshim kesaj ngjarjeje eshte vizita qe i ka bere kryetari i Bashkise se Tiranes, Lulzim Basha zyres se Presidentit Nishani.Per kete vete kreu i Bashkise eshte shprehur se ka qene atje per te konsumuar nje kafe. Megjithatë prania e këtij të fundit është disi e veçantë, pasi Kushtetuta nuk parashikon asnjë lidhje mes presidentit dhe Zgjedhje 2013Rama: Me këto zgjedhje fitoi Shqipëria Sula: Qytetarët besuan tek RilindjaVijon numërimi, e majta thellon kryesimin kryetarit të bashkisë për një situatë zgjedhore. Së fundmi kanë qarkulluar zëra edhe për një mbledhje të mundshme të kryesisë së Partisë Demokratike, por gazetarja e TCH pranë selisë blu raporton se gjasat që mbledhja të mbahet në orët e afërta janë të pakta për shkak se anëtarët e kryesisë janë të shpërndarë në rrethe. Mbledhja mund të mbahet në orët e vona të natës, por edhe për këtë ka pak shanse. E sigurt është vetëm se kryeministri Berisha po pret mbylljen përfundimtare të numërimit dhe rezultatet zyrtare. Askush nuk beson për një ndryshim rezultati apo për ndonjë afrim të numrit të mandateve, por duhet pritur. Nga informacionet e fundit mësohet se në selinë e PD mbizotëron heshtja dhe zonja Majlinda Bregu, që deri dje ka kontaktuar me gazetarët, të martën i ka shmangur ata. / Top Channel

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›