Berisha te Ura Vajgurore, ofron zgjidhje për problemet e banorëve
Kryeministri Berisha është ndalur pasditen e sotme në një bashkëbisedim me banorë të Urës Vajgurore në qarkun e Beratit. Shefi i qeverisë e ka përqëndruar të gjithë diskutimin e tij, në përgjigje të halleve dhe problemeve të banorëve të kësaj zone, ku uji i pijshëm dhe legalizimet për 14 shtëpi ishin kryefjala e takimit.
Duhen disa veprime burokratike se trualli është në pronësinë e MM, do transferohet nga njëra Ministri në tjetrën, kam ngarkuar një këshilltar timin për ta ndjekur. Kjo cështje do ndiqet dhe do zgjidhet, kudo raste analoge i kemi zgjedhur. Në cdo rast që është e mundur ne do veprojmë. Problemi me ujin është një cështje shumë e rendësishme. Do ta shqyrtojmë menjëherë. Unë do coj specialistët ta zgjidhin, ju do merrni ujë të pastër deklaroi ai.