Rama në Kavajë, premtime banorëve, akuza Berishës
Partia Socialiste e ka zhvendosur sot këndin e fjalës në qyetin e Kavajës. Ndërsa ka prezantuar kandidatin për deputet në këtë zonë, Parid Carën, kryesocilaisti Edi Rama u është përgjigjur dhe shqetësimeve të banorëve, sikundër ka shpalosur edhe platformën e PS për zgjidhjen e problemeve që shqetësojnë komunitetin. Punësim për kavajësit dhe gjithë shqiptarët ka premtuar ai, duke pasur në fokus gratë dhe vajzat e reja të papuna, për të cilat tha ai, PS ka një plan të detajuar për ofrimin e kurseve profesionale për marrjen e një zanati në funksion të punësimit.
Këtu ka pasur një ngërç shumë të madh dhe para se të ndodhte ndryshimi i madh që ishte fryt i candidatures së Elvis Roshit dhe punës së këtij grupi kurajoz që morën përsipër ndryshimin e madh në Kavajë. Në politikat tona të punësimit, nga njëra anë në atë të sektorit publik jemi të vëmendshëm të ruajmë barazinë gjinore dhe tu japim përparësi grave përkundër aftësive të tyre. Ne jemi angazhuar për një plan të madh për hapur vende të reja pune, por vende reale jo si të Saliut. Me llafe dhe spote mund të hapim dhe 1 mln, por vende reale mund të hapim duke nxitur dhe krijuar kushte përmes trajnimeve profesionale, e në këtë kuadër do kemi një plan të veçantë edhe trajnimin e grave dhe vajzave të reja që janë të papuna tha ai.