Berisha terhiqet nga djegia e fleteve te votimit
Sipas kreut socialist Rama pa transparencen e zgjedhjeve te 28 qershorit opozita nuk do te marre pjese ne reformen zgjedhore
Aleatet kerkojne qe per reformimin e Kodit te ri Zgjedhor te merret mendimi edhe i partive te vogla
TIRAN- Mazhoranca eshte terhequr dje nga djegia e fleteve te votimit ndersa opozita eshte terhequr nga vete ceshtja e fleteve te votimit duke i hapur rruge keshtu kompromisit per zgjidhjen e krizes qe ka perfshire vendin prej rreth 16 muajsh.
Te dy palet kane pranuar propozimet e njeri tjetrit ne tryezen per reformen zgjedhore dhe tashme zgjatja e krizes mund te vije vetem si pasoje e nje artifice te dy partive kryesore ne vend pasi as Rama e as Berisha nuk kane me asnje arsye per te nisur puna e komisionit hetimor.
Kryeministri Sali Berisha garantoi dje opoziten se nuk do te djege fletet e votimit ndersa tha se ne perputhje me perfundimin e hetimeve duhet te ndryshohen edhe rezultatet.
Por pavaresisht garancive te kreut te qeverise lideri i opozites Edi Rama shprehu shenja mosbesimi ndaj ofertes se demokrateve duke deklaruar se pa transparencen e zgjedhjeve te kaluara parlamentare opozita nuk do te marre pjese ne punen per reformen zgjedhore.
Sali Berisha qendron disponibel per te numeruar cdo vote dhe absolutisht kutite nuk do te digjen. Aty do te rrine pavaresisht se kerkohen do te paguhen edhe 10 milione te tjera.
Ju jeni jurist ndaj merrni vendimin e gjykates te gjykates se Strasburgut te Gjykates Kushtetuese dhe si njerez te qyteteruar si politikane qe besojme ne parimet themelore kushtetuese te ndarjes se pushteteve te biem dakord te pranojme verdiktin e Gjykates Kushtetuese dhe une e deklaroj publikisht se e pranoj me kushtin e vetem te numeroj cdo flete te ndryshojme cdo rezultat- tha Berisha.
Kjo deklarate e kryeministrit ka sjelle edhe reagimin e kryetarit te Partise Socialiste Rama i cili theksoi se forca qe ai drejton nuk do te marre pjese ne tryezat e tjera parlamentare pa u pranuar me pare kerkesa per ngritjen e komisionit hetimor per zgjedhjet e 28 qershorit.
PS nuk do te jete e pranishme ne asnje proces tryeze ekspertesh apo parlamentare per reformen pa zbatuar rezoluten e PE-se dhe pa bere transparencen e zgjedhjeve te shkuara qe per zgjedhjet e ardhshme te kemi garanci shume me solide qe ligji te zbatohet - u shpreh Rama.
Kreu i opozites deklaroi se vendi nuk ka nevoje per nje Kod te ri Zgjedhor por per transparencen e zgjedhjeve te meparshme. Shqiperise nuk i duhet nje kod i ri por i duhet zbatimi i Kodit pavaresisht se ky kod ka nevoje per permiresime. Ne na duhet ne radhe te pare qe ligjet qe miratojme ti zbatojme.
Njerezit duan garanci qe vullneti i tyre nuk deformohen. Problemi i madh i ketij vendi qe i ka rrenjet tek procesi zgjedhor eshte shkalla mizerabel e zbatimit te ligjit - theksoi Rama.
Kreu socialist sqaroi se problemi i zgjedhjeve jo te rregullta ne vendin tone nuk qendron tek ligjet por tek zbatimi i tyre. Opozita nuk kerkon te tradhtoje kete kod por kerkon te implementoje zbatimin e ketij kodi. Opozita nuk kerkon asnje lemoshe perkundrazi ne jemi ketu per te deshmuar vullnetin tone per te marre pjese ne cdo proces reformash. Duam garanci qe ne te mos jemi nje dekor i nje demokracie qe nuk funksionon - tha ai.